ADVERTISEMENT
Policia vendore në Durres bëri me dije se ka arrestuar sot një 23 vjeçar, pasi akuzohet për plagosjen e një 33 vjeçari.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ll., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas më datë 06.11.2020, rreth orës 22:30, për motive të dobta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Durrës.