counter stats
AdriaNet
  • KREU
  • Lajme
    Akisdenton 70 vjeçari në Fushë Krujë, largohet nga vendi i ngjarjes

    Shkaktoi aksidentin me plagosjen e rëndë të një 36 vjeçari, arrestohet nga policia

    150 qytetarë të gjobitur për 10 ditë, Policia e Durrësit deklaron se vazhdon kontrollet anticovid

    Vepra të ndryshme penale, 3 në pranga

    Digjet makina “BMW”, dyshohet të jetë pronë e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha

    Zjarr nga rrjedhja e gazit, plagoset kryefamiljari

    Shpërthen bombula e gazit në banesë, dy persona përfundojnë në spital

    11 doza heroinë, arrestohet 17 vjeçari

    Grumbullime dhe manifestim, proçedohen penalisht dy organizatoret

    Vepra të ndryshme penale, 3 në pranga

    Protesta e mbrëmshme në Durrës, policia: 2 arrestime dhe 2 proçedime penale

    Punimet pa cilësi dhe mungesa e korsive të biçikletave, reagojnë aktivistët e “Durrësi Aktiv”

    Tragjike, makina përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi

    Nga dhuna në familje tek shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, 5 në pranga

    Parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, 1 arrestohet në flagrancë, 2 nën hetim

    • Aktualitet
    • Politike
    • Bota
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Sociale
    • HI TECH
    • DOSSIER
  • Kulture
    “Kullat e Sahatit në Shqipëri”, libri monografi i Dritan Çoku prezantohet në Durrës

    Muzika klasike dhe poezia greke, bashkohen në Parkun helen në vijim të Festivalit  Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve”

    63 vite të dëshmuara nëpërmjet mjeshtërisë së fotografisë së Jorgo Mihal Vaso, në ekspozitën «Dropulli Ndër Vite»

    “Tmerri është i madh, dua ditën e harresës”! Vargjet tronditëse të Visar Zhitit për të ringjallur të birin! Kalvari i jetës së shkrimtarit, nga burgu te tragjedia e Atjonit

    “Realitet dhe iluzion”, Arben Kristani sjellë për publikun ekspozitën e 11-të

    “Çmimi i Publikut” në Festivalin Mbarëkombëtar Teatror online “Moisiu On”, Sako takon artistë në ditën e teatrit

    Nxjerrja në dritë e dëshmitë arkeologjike nënujore, pjesë e projektit Approdi

    Pol Milo, prezanton librin Shtegtimi i dinozaurëve fluturues

    “Frymë jete”, ekspozita e 15 vjeçares Sonia Mustafa

  • Kuriozitete
    Astro-fotografi finlandez shpenzon 12 vjet për panoramën e plotë të Rrugës së Qumështit

    Mënyra si e keni parë këtë foto tregon shumë për ju…

    Pamje të rralla në Tropojë/ Orteku masiv i dëborës “derdhet” furishëm në fshat

    Nëse e gjeni se çfarë nuk shkon tek kjo foto, niveli juaj i inteligjenës është mbi mesataren

    Lekët s’janë kurrë mjaftueshëm? Me ketë metodë shumë njerëz kanë gjetur zgjidhje

    Kush gënjen më mirë, gratë apo burrat? Ja çfarë thotë studimi i ri

    Të ka ndodhur të shohësh orën 11:11? Ja mesazhi që po të dërgohet

    Muzika gjatë ushtrimeve përmirëson humorin dhe aftësitë kognitive

    Ekspertët zbulojnë vendin më të mirë për të parë yjet në Tokë

  • Showbizz
    Olta: Luizi është mashtrues profesionist

    Sara dhe Atdheu lënë përfundimisht “Për’puthen” për njëri-tjetrin

    Sa vjeç mbush sot Vesa Luma? Surprizat nuk kanë fund

    Publikohet lista e artistëve fitues, në mbrëmjen gala të “BRIT Awards 2021”

    Dua Lipa fiton 2 çmimet e mëdha në “Brit Awards” Nuk ka gjë që e ndal!

    Brenda shtëpisë super luksoze 17.5 milionë dollarëshe, së Chrissy-t dhe John Legend

    Po bashkëjeton prej kohësh me Gracianon, si reagoi Argjira pasi të gjithë mësuan për lidhjen e saj me balerinin e njohur

    Reagimi epik i Stresit na la pa fjalë kur fansi i bëri pytetjen: ‘A e kishe zëvendësuar Keisin?’

    Sekreti i dobësimit të Adele,  trajneria zbulon  detaje që nuk i dinim

    • AUTO
  • Shendeti
    Roli i Hekurit Në Infeksionet e Mykut – Kujdesi Që Ju Duhet

    Efektet Anësore Të Farave Të Kungullit – Përse Nuk Duhet ta Teproni

    Frutat Që Duhet Të Hani Çdo Ditë Për Të Mos Shtuar Në Peshë

    Hipokondria – Frika e Të Pasurit Një Sëmundje Serioze

    Si Ndikojnë Arrorët Tek Ulçera Në Stomak

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    Çdo Dhimbje Koke Sinjalizon Një Problem Shëndetësor – Çfarë Duhet Të Dini

    Lëngu i Bamjes Kundër Diabetit, Kolesterolit Dhe Sëmundjeve Të Veshkave

    Si të Përdorni Kosin Për Infeksionet e Mykut

  • Sport
    Vijon Kampionati Kombëtar, suksesi i radhës i Teuta Basket fitore e thellë dhe e pastër ndaj Eagles

    E bujshme/ Conor Mc Gregor në listën e TOP 10 së sportistëve më të paguar në botë, thyen Messin e Ronaldon

    EKSKLUZIVE/ Ankandi te Vllaznia, zbulohet kompania që ofroi më shumë

    Murinjo me ide të qarta për transformimin e Romës, revolucioni fillon nga “playmakeri” i… Realit

    Humbja ndaj Milanit ishte kulmi për Pirlon, Juventusi merr vendimin për të ardhmen e tij

    Ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Ferencvaroshit, Myrto Uzuni nominohet si lojtari më i mirë i vitit

    Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Nuk Kryeni Aktivitet Fizik

    VIDEO/ Grushte, shqelma dhe tërheqje për flokësh! Degjeneron në dhunë ndeshja e femrave, shikoni sherrin masiv

    EKSKLUZIVE/ “Mezi po pres të vesh fanellën e Shqipërisë”, Nedim Bajrami: U realizua ëndrra…

  • Privacy Policy
  • Home 4
Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet

Kreu Aktualitet

“Politika anti-amerikane e Enverit, që la pa zgjidhur çështjen çame”, dëshmia e ish-zëvendësit të Koçi Xoxes: Shërbimet sekrete vodhën nga kasaforta raportin…

adria nga adria
July 24, 2020
ne Aktualitet, Lajme
0
“Politika anti-amerikane e Enverit, që la pa zgjidhur çështjen çame”, dëshmia e ish-zëvendësit të Koçi Xoxes: Shërbimet sekrete vodhën nga kasaforta raportin…
0
Shperndarje
101
Shikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e delegacionit shqiptar të kryesuar nga zv/ministri i parë i Punëve të Brendshme, kolonel Nesi Kerenxhi që morri pjesë në mbledhjet e UNSKOB-it që u zhvilluan në vitin 1947, për të diskutuar lidhur me mosmarrëveshjet që kishin në mes tyre dy vendet ballkanike.

ADVERTISEMENT

Dëshmitë e rralla të ish-zv/ministrit të Punëve të Brendshëm (për Zbulimin me Jashtë) në vitet 1945-1948, Myftar Tare, i cili ishte pjesë e atij delegacioni ku bënin pjesë edhe kolonel Kadri Hazbiu, Shefi i Sigurimit të Ushtrisë, Vango Mitrojorgji, ushtark i lartë i Ministrisë së Brendëshme si dhe shkrimtari Aleks Çaçi që shoqëroi delegacionin në funksionin e gazetarit, lidhur me përplasjet e konfliktet me delegacionin grek, për masakrat që kishin bërë bandat e gjeneralit famëkeq, Napolon Zerva, ndaj popullsisë shqiptare çame që jetonte në trojet e veta në Greqi.

Si arritën shërbimet sekrete shqiptare të asaj kohe të rrëmbenin nga kasaforta e kryetarit të misionit britanik në Tiranë, gjeneralit, Hodgson, raportin sekret të kolonelit Palmer, ku denoncoheshin me hollësi të gjitha masakrat e bandave zerviste ndaj popullsisë çame në Greqi?

ADVERTISEMENT

Edhe pse kishin kaluar plot gjashtë dekada nga viti i largët 1947, kur ai së bashku me disa prej funksionarëve më të lartë të Ministrisë së Brendëshme dhe Sigurimit të Shtetit, si: Kadri Hazbiu, Nesti Kerenxhi e Vango Mitrojorgji, morën pjesë në mbledhjet e UNSKOB-it (Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin) që organizoheshin nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Athinë, Selanik, Janinë, e disa qytete të tjera të Greqisë, duke denoncuar masakrat e bandave zerviste greke ndaj popullsisë çame, 86-vjeçari Myftar Tare i kishte mjaft të freskëta të gjitha ato ngjarje dhe gjithçka që u fol në ato takime dy palëshe që mbikëqyreshin edhe nga amerikanët, anglezët, australianët, italianët etj.

Memories së tij brilante që do t’ia kishin zili jo vetëm bashkëmoshatarët e tij të paktë që jetonin akoma, i vinte në ndihmë edhe një bllok shënimesh me fletë të zverdhura nga vitet, ku ai kishte shënuar me përpikmëri të gjitha ato që ia kërkonte detyra tepër delikate që i kishin ngarkur në atë kohë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789PreviousNext

Nisur nga të gjitha këto, ish-zv/ministri i Punëve të Brendshëm në vitet 1945-‘48, një nga të vetmit ish-funksionarë të lartë të Sigurimit të Shtetit të asaj periudhe që kaloi mbi nëntë dekada të jetës së tij, në intervistën e tij ekskluzive që po botojmë më poshtë në këtë shkrim, nuk e kishte aspak të vështirë të na fliste, duke sjelle në kohë ngjarje, data, fakte dhe dokumente të panjohura më parë.

Madje të kujtonte me një përpikmëri të pazakontë, lidhur me detyrat që i kishte ngarkuar qeveria shqiptare atij delegacioni zyrtar që shkoi në Greqi për të denoncuar krimet dhe masakrat që kishin bërë bandat zerviste ndaj popullsisë çame dhe gjithçka tjetër me të cilat ata u përballën në përmbushje të misionit të tyre në atë kohë.

Zoti Myftar, si i kujtoni shpërnguljet e popullsisë çame drejt Shqipërisë pas masakrave të bandave zerviste greke në vitin 1945?

Shpërnguljet e para të popullsisë çame nga trojet e tyre etnike drejt Shqipërisë, kanë ndodhur që në muajt gusht-shtator të vitit 1944, pra pa mbarur ende lufta në Shqipëri. Në atë kohë, pra më 1943-‘44-ën, gjenerali famëkeq Napolon Zerva, i cili kryesoi dhe kreu gjenocidin e paparë ndaj popullsisë shqiptare myslimane të Çamërisë, kishte filluar të bashkëpunonte hapur me pushtuesit gjermanë në Greqi. Në kuadër të këtij bashkëpunimi të ngushtë, i cili funksiononte në bazë të një sërë marrëveshjesh të nënshkruara nga të dy palët, forcat ushtarake të gjeneralit Zerva dhe ato gjermane, filluan masakrat ndaj popullsisë çame, duke bërë vrasje masive dhe duke djegur fshatra të tërë. E mbetur në mëshirë të fatit dhe duke mos pasur asnjë mbrojtje nga forcat qeveritare greke, popullsia çame u detyrua që të shpërngulej nga trojet e tyre shekullore dhe të largohej për në drejtim të Shqipërisë e Turqisë. Madje një pjesë e madhe e popullsisë çame, emigruan me motobarka dhe anije të vogla edhe drejt Italisë, duke u vendosur në jug të gadishullit Apenin. Ky eksod masiv i popullsisë autoktone çame të Greqisë ka ndodhur në fund të vitit 1944 dhe në fillim të ‘45-ës, kohë në të cilën unë shërbeja si zv/komisar i Divizionit të Gjirokastrës, ku dhe kam pasur rastin që t’i shikoja me sytë e mi, të gjithë çamët që erdhën në kufijtë jugorë të Shqipërisë

Shëpërngulja e popullsisë çame drejt Shqipërisë, që në fillim ishte masive?

Siç thashë dhe më lart, nga shtatori i ’44-ës e deri nga fundi i atij viti, fillimisht ata vinin grupe grupe, por më pas ata erdhën në mënyrë masive me qindra dhe mijra vetë. Numri i përgjithshëm i popullsisë çame që erdhi në Shqipëri, arriti deri në 26 mijë veta dhe kjo gjë është me statistika të sakta, të pranuara edhe nga misionet e huaja diplomatike që ishin asokohe të akredituara në vëndin tonë.

Çfarë masash mori qeveria shqiptare e asaj kohe për strehimin e tyre dhe ku u sistemuan ata?

Duhet thënë dhe kjo gjë është një fakt i njohur, se që me ardhjen e grupeve të para të popullsisë çame drejt territorit shqiptar, pra nga fundi i vitit 1944 dhe fillimi i 1945-ës, qeveria shqiptare e asaj kohe e kryeministrit Enver Hoxha, mori masa të menjëhershme duke u impenjuar me të gjitha mundësitë që kishte për t’ju ardhur në ndihmë atyre. Çamët e parë që erdhën, një pjesë e tyre u strehuan tek afërmit që kishin në Konispol, Sarandë, Delvinë etj., ndërsa pjesa tjetër që nuk kishte të afërm në ato qytete dhe krahina të Jugut të Shqipërisë, me ndihmën dhe mjetet e qeverisë, u transportua dhe u strehua në qytete të tjera më në thellësi të vendit, si në: Vlorë, Fier, Elbasan, Cërrik Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Tiranë, e deri në qytetin e Shkodrës. Pjesa më e madhe e tyre u sistemuan në çadra dhe baraka dërrase të cilat u ngritën edhe me ndihëmën e UNRRA-s, e cila asokohe ishte prezent në vëndin tonë dhe luajti një rol shumë të madh në strehimin, veshmbathjen dhe ushqyerjen e tyre.

Perveç masave që mori qeveria shqiptare e asaj kohe për pritjen dhe strehimin e popullsisë çame në vëndin tonë, a e ngriti ajo zërin në arenën ndërkombëtare për masakrat e bandave zerviste ndaj tyre?

Si fillim desha të them se që gjatë vitit 1944, kur bandat famëkeqe të gjeneralit Napolon Zerva vazhdonin masakrat, vrasjet, djegiet e fshatrave dhe dëbimet masive të çamërve nga trojet e tyre, një kolonel anglez i quajtur Palmer, ndodhej ne territorin e Çamërisë, duke evidentuar gjithçka ndodhte aty. Pas kësaj ai hartoi një raport të plotë dhe të hollësishëm për masakrat greke ndaj popullsisë çame, duke përshkruar me detaje të gjitha ato që ai kishte parë me sytë e tij në krahinën e Çamërisë. Një kopje të këtij raporti, koloneli Palmer i’a dërgoi qeverisë së tij në Londër, kurse një kopje tjetër i’a dërgoi kryetarit të Misionit Anglez në Shqipëri, gjeneralit Hodgson, i cili e kishte selinë e tij në Tiranë.

Ju u shprehët se në atë raport, koloneli Palmer, kishte përshkruar me hollësi të gjitha masakrat e bandave zerviste greke ndaj popullsisë çame, nga e dinit ju këtë gjë, kur ai nuk dërgoi asnjë kopje të atij raporti për qeverinë shqiptare?!

Edhe pse koloneli Palmer nuk i dha qeverisë shqiptare asnjë kopje të raportit të tij, ne mundëm ta shtinim në dorë kopjen e vetme të raportit që ai kishte bërë për gjeneralin Hodgson në Tiranë. Ajo gjë u bë e mundur aty nga fundi i vitit 1945, kur me anë të njeriut tonë, (XH.Ç, më pas gjeneral i njohur i Ministrisë së Punëve të Brendëshme), i cili shërbente pranë misionit diplomatik britanik në Tiranë, ne arritëm të merrnim nga kasaforta e gjeneralit Hodgson, kopjen e atij raporti që do të na shërbente më pas për ta përdorur në shumë mbledhje dhe takime ndërkombëtare jashtë vendit ku ne denoncuam masakrat që kishin bërë bandat zerviste ndaj popullsisë çame.

Më konkretisht, çfarë bëtë me raportin e kolonelit Palmer?

Në vijim të demarsheve që qeveria shqiptare bëri në arenën ndërkombëtare për sensibilizimin e çështjes çame dhe mbrojtjen e tyre, ajo dërgoi një delegacion zyrtar në Greqi, për të marrë pjesë në mbledhjen e UNSKOB-it, e cila do të zhvillonte punimet e saj në disa vende ballkanike, ku si pjestar i atij delegacioni isha dhe unë. Kjo mbledhje organizohej dhe mbahej nën patronazhin direkt të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ishte angazhuar për zgjidhjen e shumë mosmarrëveshjeve që kishin vendet ballkanike në mes tyre. Në këtë mbledhje ku përveç delegacioneve zyrtare të disa vëndeve ballkanike si: Shqipëria, Jugosllavia, Greqia, Rumania, Bullgaria, merrnin pjesë edhe përfaqësues zyrtarë të SHBA-ës, Britanisë, Australisë, Italisë, Polonisë etj.

Kush ishin pjestarët e tjerë të atij delegacioni zyrtar shqiptar që mori pjesë në atë mbledhje?

Kryetar i delegacionit zyrtar shqiptar që mori pjesë në të gjitha mbledhjet e zhvilluara në kuadrin e UNSKOB-it, ishte zv/ministri i parë i Punëve të Brendëshme, Nesti Kerenxhi, i cili duhet thënë se ishte mjaft i përgatitur nga ana intelektuale dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Nesti ishte diplomuar në Liceun francez të Korçës dhe fliste mjaft mirë frëngjishten. Ndërsa si anëtarë të delegacionit, përveç meje, ishin edhe kolonel Kadri Hazbiu, i cili në atë kohë mbante detyrën e shefit të Sigurimit të Ushtrisë dhe Vango Mitrojorgji, me detyrë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendëshme. Bashkë me ne në atë delegacion merrte pjesë edhe gazetari e shkrimtari Aleks Çaçi, i cili njihte mjaft mirë gjuhën greke. Ndonëse Nesti Kerenxhi ishte kryetar i delegacionit tonë, puna më e madhe atje binte mbi mua, pasi në atë kohë unë isha zv/ministër i Punëve të Brendëshme për Zbulimin, pra për organet tona të Sigurimit të Shtetit që vepronin jashtë Shqipërisë.

Kush ua kishte dhënë udhëzimet për qëndrimin që duhet të mbante delegacioni juaj në mbledhjen e UNSKOB-it?

Të gjitha udhëzimet për paraqitjen tonë atje dhe vijën që do ndiqnim, i kishte marrë Nesti Kerenxhi nga Enver Hoxha që në Tiranë.

Po me jugosllavët që siç dihet asokohe ishin prezent në Tiranë, a patët lidhje dhe rakordim të punëve përpara nisjes suaj për në Greqi?

Jo vetëm që patëm lidhje tepër të ngushta, por si të thuash, ne ishim një delegacion i vetëm me jugosllavët, të cilët si kryetar delegacioni kishin ambasadorin e tyre në Tiranë, Josip Gjergja, që ishte me origjinë nga shqiptarët e Zarës së Dalmacisë.

Ku u takuat me delegacionin jugosllav?

Me jugosllavët ne u takum në Shkup ku shkuam fillimisht dhe pasi u bashkuam me ta, me mjetet e tyre ne udhëtuam në drejtim të Greqisë.

Ku u zhvillua fillimisht mbledhja e parë dhe se e kujtoni atë?

Mbledhja e parë u zhvillua në Selanik dhe më pas ajo u zhvendos në Athinë. Që në ato dy mbledhje të para, delegacioni ynë me anë të Nesti Kerenxhit, ngriti si çështe kryesore, dy gjëra: Provokacionet e forcave qeveritare greke (që ne në atë kohë i konsideronim monarko-fashistë), në kufijtë tanë të Jugut dhe strehimin që u kishte bërë qeveria greke të arratisurve politikë nga Shqipëria, ku shumë eksponentë kryesorë si: ish-kryeministri Koço Kota, gjeneral Prenk Pervizi, kolonel Hysni Dema, kolonel Muharrem Bajraktari, ish-kryeministri Fiqri Dine etj., mbaheshin në disa kampe të shtetit helen. Ne ata i konsideronim si “kriminelë lufte” dhe i kërkonim qeverisë greke që t’i ekstradonte në Shqipëri, për të dhënë llogari para gjyqeve të popullit.

Po çështjen çame nuk e ngritët në këto mbledhje?

Çështa çame ishte një pikë kryesore e jona dhe ajo u ngrit me të madhe nga ne në mbledhjen që UNSKOB-i mbajti në Janinë, e cila i zhvilloi punimet aty nga data 17 deri më 20 mars 1947. Me anë të Nesti Kerenxhit ne paraqitëm kopjen e raportit origjinal që kishte bërë koloneli anglez Palmer për qeverinë e tij në Londër. Pas paraqitjes së atij raporti, delegacioni grek mbeti i shtangur pasi ata nuk kishin dijeni se ai disponohej prej nesh.

Po përveç raportit të kolonelit Palmer, a kishit ju dokumente dhe dëshmi të tjera të masakrave greke ndaj popullsisë çame për t’i paraqitur në atë mbledhje?

Në mbledhjen e Janinës ne paraqitëm edhe mjaft dokumente dhe dëshmi të tjera të cilat kishim mundur t’i siguronim nëpërmjet njerëzve tanë që vepronin ilegalisht në Greqi që pas mbarimit të luftës, por edhe nga shumë shtetas grekë që na ndihmonin me dëshirën e tyre. Po kështu ne paraqitëm aty edhe mjaft deklarata dhe dëshmi të marra nga popullsia shqiptare myslimane e Çamërisë, ku tregohej genocidi dhe masakrat e papara që kishin bërë bandat zerviste ndaj asaj popullsie shqiptare të pambrojtur që ishte detyruar të largohej me dhunë nga vatrat e tyre.

Cili ishte reagimi i grekëve dhe i delegacioneve të tjera në atë mbledhje pas raportit të Palmerit dhe dëshmive të tjera që paraqitët ju?

Grekët shtangën dhe nuk i pranonin si të vërteta ato që kishte shkruar Palmeri për masakrat e bandave zerviste ndaj popullsisë çame të Greqisë, ndërsa anglezët dhe amerikanët heshtnin dhe nuk prononcoheshin fare për gjithçka dëgjonin aty. Por duhet thënë se edhe qëndrimi i tyre në atë mbledhje ishte në unison me palën e qeverisë greke. Kjo gjë vinte pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Anglinë dhe SHBA-ës, e gjithashtu për shkak të politikës antiperendimore që ndiqte qeveria komuniste e Tiranës në atë kohë.

Sa kohë zgjatën punimet e asaj mbledhje?

Ajo mbledhje vazhdoi rreth një muaj rresht në atë frymë, pra me akuza dhe kundërakuza ndërmjet nesh dhe palës greke. Pas një muaji, me kërkesën tonë mbledhja u zhvendos në Selanik, dhe më pas me kerkesën e palës greke, mbledhja u zhvendos në qytetin e Korçës. Pala greke insistoi që mbledhja të behej në Korçë, pasi ajo shpresonte se në atë qytet do gjente ndonjë shqiptar që dëshmonte në favor të tyre. Por gjatë dy ditëve të qëndrimit në Korçë, ata nuk arritën të gjenin asnjë shqiptar që do dëshmonte se në territorin e vendit tonë, përgatiteshin dhe nxiteshin trazirat e luftës civile që po ndodhte në Greqi në mes forcave qeveritare greke që ne i quanim monarko-fashistë dhe forcave komuniste greke të gjeneralit Markos Vafjadhis që në atë kohë kishin nën kontroll 1/3 e territorit të Greqisë.

Po pas Korçës, ku vazhdoi punimet mbledhja e UNSKOB-it?

Pas Korçës mbledhja u zhvendos përsëri në Janinë dhe që andej me kërkesën tonë, shkuam në Filat dhe Igumenicë, ku pamë me sytë tanë fshatra të tërë që ishin djegur dhe shkatërruar nga bandat famëkeqe të gjeneralit Napolon Zerva. Në shumë fshatra nuk kishte mbetur qoftë dhe një shqiptar i vetëm, pasi ata ishin detyruar të largoheshin për t’i shpëtuar vdekjes së sigurtë që i priste. Pas Filatit, ku ishin djegur dhe rrafshur edhe të gjitha xhamitë, ne shkuam në fshatin Skorcë, i cili ishte djegur dhe shkatëruar fund e krye. Ne i’a treguam atë pjestarëve të delegacionit grek të cilët nuk mund të flisnin asnjë fjalë para atyre që shihnin aty, si dhe delegacioneve të tjera që na shoqëronin. Më pas, bashke me delegacionet e tjera shkuam në qytezën e Konispolit, ku gjetëm shumë burra, gra, e pleq të popullsisë çame, të cilët na dhanë dëshmi të hollësishme për masakrat që kishin bërë bandat zerviste greke ndaj tyre. Aty ishte dhe një grua nga familja myslimane çame e Adem Kleftit, e cila nxorri dhe na tregoi një kafkë të djalit të saj të vogël 8 vjeçar, të cilin e kishin masakruar bandat zerviste greke. Kjo gjë shkaktoi një irritim të madh edhe të delegacioneve të tjera, të cilat nuk flisnin pasi ishin kundër nesh, për shkak të politikës anti-amerikane që ndiqte qeveria komuniste e Tiranës. Pas Konispolit ne u kthyem përsëri në Filat e Janinë dhe shetitëm pothuaj në të gjithë krahinën e Çamërisë ku gjetëm vetëm 16 familje shqiptare, të cilët ishin vënë në shërbim të grekërve dhe ishin kthyer në orthodoksë. Ato 16 familje kishin ardhur nga Konica dhe kishin zënë shtëpitë e shqiptarëve myslymanë çamë në Filat. Njëri prej tyre ishte Mersin Haxhi nga Trikrifa, i cili kishte qenë bashkëpunëtorë i ngushtë me gjermanët, dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit nga grekët, foli dhe dëshmoi kundër nesh në Filat.

Po përveç Mersin Haxhit, a pati ndonjë shqiptar tjetër që ishte vënë në shërbim të grekërve për të folur dhe dëshmuar kundra shqiptarëve?

Përveç disa prej eksponentëve kryesorë nga rradhët e të arratisurve politikë shqiptarë që mbaheshin në kampet e Greqisë, të cilët folën dhe dëshmuan kundër politikës së egër e të dhunshme që po ndiqte regjimi komunist i Enver Hoxhës në Tiranë, kishte tek tuk edhe ndonjë shqiptar tjetër që i detyruar dhe i shtërnguar nga grekët, pranoi të fliste kundër nesh. Në Selanik p.sh., na doli dëshmitar kundër nesh një ish-oficer policie me origjinë nga fshati Bozhigrad i Korçës, i quajtur Mehmet Karafili, i cili pasi ishte çmobilizuar si efektiv i Ministrisë së Brendëshme në Tiranë, kishte shkuar në fshatin e tij të lindjes dhe që andej ishte arratisur për në Greqi. Ai dëshmoi për ndihmat dhe përgatitjet që u jepte qeveria komuniste e Tiranës, komunistëve grekë të gjeneralit Marko Vafjadhis. Mirpo kjo gjë, e cila në fakt ishte plotësisht e vërtetë, e dëmtonte punën tonë në mbrojtje të çështjes çame, për të cilën ne kishim shkuar në Greqi dhe u jepte material palës greke për të na sulmuar.

Cili ishte rezultati përfundimtar i atyre mbledhjeve dhe çfarë u arrit aty?

Të gjitha pretendimet tona, pra të delegacionit zyrtar shqiptar që u ngritën ndaj palës greke në mbledhjen e UNSKOB-it, (bashkë me pretendimet e shteteve të tjera ballkanike që kishin mosmarrëveshje ndërmjet tyre), shkuan në Zvicër, ku si përfaqësues i delegacionit zyrtar shqiptar, mori pjesë vetëm Nesti Kerenxhi. Në Zvicër çështja çame mori rrugë, pasi pretendimet tona të ishin të mbështetura dhe bazura në fakte të pakundërshtueshme. Më pas i gjithë dokumentacioni që ishte paraqitur në Zvicër, u dërgua në zyrat e OKB-së në Nju Jork, ku problemet u zvarritën dhe nuk morën kurrë rrugën që shpresonim dhe pretendonim ne. Siç thashë dhe pak më lart, e gjitha kjo erdhi për shkak të politikës antiperendimore që po ndiqte regjimi komunist i Tiranës, prej së cilës u dëmtua dhe mbeti pa u zgjidhur deri në fund edhe çështja çame.

Jeta dhe peripecitë e ish-zv/ministrit të Brendshëm, Myftar Tare

Myftar Tare ka lindur në vitin 1921 në fshatin Starje të Kolonjës prej nga është dhe origjina e hershme e familjes së tij, një nga më të dëgjuarat e asaj krahine, ku të parët e saj ishin shkolluar në Greqi dhe Turqi. Në fundin e viteve ’30, Myftari ndoqi si mësimet si konviktor në shkollën “Normale” të Elbasanit, ku edhe ra në kontakt me idetë komuniste. Më 7 prill të vitit 1939, ai ishte një ndër organizatorët kryesorë të studentëve normalistëve që shkuan dhe rrëmbyen armë në kazermat e Krastës, me qëllim për të luftuar kundër italianëve në qytetin e Durrësit.

Pas përfundimit të “Noramle”-s së Elbasanit, ai u kthye në vendlindjen e tij ku dhe u aktivizua me Lëvizjen Antifashiste si një nga shefat kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptare për zonën e Kolonjës. Mbarimi i luftës në vitin 1944 e gjeti Myftarin me gradën e majorit dhe në vitin 1945 ai u emërua me detyrën e zv/komisarit të Divizionit në Gjirokastër. Pasi shërbeu për disa kohë në atë detyrë, në vitin 1945 ai u thërrit në Tiranë dhe u emërua në detyrën e zv/ministrit të Punëve të Brendshme për Zbulimin (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit që vepronte jashte Shqipërisë), ku i’u dha edhe grada e kolonelit. Në kuadër të asaj detyre, në vitin 1946, Myftari shëqëroi Enver Hoxhën në udhëtimin e tij për në Konferencën e Paqes në Paris. Po në vitin 1946, në funksion të detyrës që kryente, Myftar Tares i’u ngarkua detyra për të udhëhequr “Operacionin 10”, i cili kishte të bënte me ndihmën ilegale që qeveria komuniste e Tiranës jepte për Partinë Komuniste Greke dhe forcat e armatosura të gjeneralit Markos Vafjadhis, të cilat luftonin kundra forcave qeveritare greke.

Nga viti 1946 deri në vitin 1948, Myftari u mor me koordinimin e të gjitha ndihmave në armatime, veshmbathje, ushqime etj, që vinin në Shqipëri nëpërmjet vëndeve të Europës Lindore, duke i dërguar ato ilegalisht tek komunistët grekë, si dhe strehimin e shoqërimin e të gjithë funksionarëve të lartë të Partisë Komuniste Greke që strehoeshin në Tiranë e disa qytete të tjera të Shqipërisë. Në vitin 1948 kur Enver Hoxha goditi “Grupin e Koçi Xoxes”, Myftari u mbajt disa kohë i arrestuar nga Sigurimi i Shtetit, duke u akuzuar se atë e kishte dërguar Koci Xoxe që të eliminonte fizikisht Enver Hoxhën gjatë udhëtimit të tij për në Konferencën e Paqes në Paris.

Por ai mundi të shpëtojë vetëm në saj të ndërhyrjes së Enver Hoxhës, i cili u shpreh se Myftarin e kishte zgjedhur vetë dhe nuk i’a kishte dhënë Koci Xoxe. Pas kësaj, edhe pse Ministri i ri i Brendshëm, Mehmet Shehu, i kërkoi Myftarit që të kthehej në Sigurim, ai nuk pranoi dhe u largua nga rradhët e Ministrisë së Brendëshme, duke shërbyer në detyra civile deri sa doli në pension./Memorie.al

Tags: “Politika anti-amerikane e Enveritdëshmia e ish-zëvendësit të Koçi Xoxes: Shërbimet sekrete vodhën nga kasaforta raportin…që la pa zgjidhur çështjen çame”
adria

adria

Related Posts

Shqipëria dashamirëse ndaj refugjatëve Iranian/ Ndeshen me disa vështirësi dhe sfida
Aktualitet

February 19, 2023
Një rrëfim ndryshe, të dashurosh në këto kushte është sfidë

Faktoje publikon raportin: Bashkia e Durrësit 75% transaparente ndaj qytetarëve

February 10, 2023
Artikulli Tjeter
TikTok humbi titullin e aplikacionit më të shkarkuar

U infektua me COVID-19/ Biznesmenia Vilma Nushi shkruan letër nga spitali: Po marr oksigjen në shtratin e një spitali…

Çfarë të shkakton më tepër ankth në bazë të shenjës tënde zodiakale

Recommended

Arrestohet italiani në Tiranë, në kërkim për mashtrim, pritet ekstradim i tij drejt Italisë

Skrapar/ Arrestohet një 34-vjeçar për përndjekje dhe ngacmim, ndaj 26- vjeçares

4 years ago
Divorcohet pas 27 vitesh martesë, Bill Gates  nga bashkëshortja! Zbulohet shifra marramendëse e pasurisë së tyre

Raporti i fundit “SELDI 2020”, PD: Qeveria kundër biznesit, në shërbim të oligarkëve

5 years ago
Turizmi, nisin charterat me ukrainas drejt Shqipërisë, në fund të majit 5 fluturime në javë

Turizmi, nisin charterat me ukrainas drejt Shqipërisë, në fund të majit 5 fluturime në javë

4 years ago

Advertisment

Categories

  • Aktualitet
  • ASTROLOGJI
  • AUTO
  • Bota
  • Business
  • Diaspora
  • DOSSIER
  • Ekonomi
  • ENGLISH
  • Foto Lajm
  • Fotolajm
  • Galeria
  • HI TECH
  • Histori njerëzore
  • HOROSKOPI
  • Itali
  • Kronikë
  • Kronike
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Lifestyle
  • MOTI
  • National
  • News
  • Opinion
  • Politics
  • Politike
  • Rajoni
  • Shendeti
  • Showbizz
  • Sociale
  • Speciale
  • Sport
  • Sports
  • Travel
  • Uncategorized
  • Video
  • VIZION

Topics

4 në Durrës arrestohet nga policia basha bazuar në shenjën e horoskopit Bota vazhdon betejën me COVID-19 COVID-19 Diell dhe rritje temperaturash Diell dhe temperatura të larta Diell dhe ulje temperaturash Durrës Horoskopi Horoskopi ditor Horoskopi ditor nga astrologu italian Paolo Fox Horoskopi i fundjavës Horoskopi nga Paolo Fox Horoskopi për ditën e diel Horoskopi për ditën e dielë Horoskopi për ditën e enjte Horoskopi për ditën e hënë Horoskopi për ditën e martë Horoskopi për ditën e mërkurë Horoskopi për ditën e premte Horoskopi për ditën e shtunë ja parashikimi i motit për sot Javë e re Kuvend Lsi lulzim Basha Më thuaj çfarë shenje je Noizy Parashikimi i motit Parashikimi i motit për sot parashikimi i muajit Qershor 2020 Parlament Pd personat policia qeveri Rama Sipas shenjës së HOROSKOPIT Temperatura të larta Ulje temperaturash vetting Vrasje “Muaj i ri
Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet

Highlights

Sipas astrologëve burrat e lindur në këtë shenjë janë bashkëshortët më të mirë të horoskopit

Wawww ja cilat janë Femrat më të mençura të Zodiakut

Shqipëria dashamirëse ndaj refugjatëve Iranian/ Ndeshen me disa vështirësi dhe sfida

Një rrëfim ndryshe, të dashurosh në këto kushte është sfidë

Faktoje publikon raportin: Bashkia e Durrësit 75% transaparente ndaj qytetarëve

Veprat letrare të Asila nuk shterojnë asnjeherë, Ture të vazhdueshme sociale dhe kulturore

Advertisment

ADVERTISEMENT

Trending

Olta: Luizi është mashtrues profesionist
Showbizz

Olta: Luizi është mashtrues profesionist

nga admin
April 8, 2023
0

E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Olta Gixhari ka bërë komente pë të gjithë banorët...

Gjeti kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit

Gjeti kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit

April 8, 2023
Financiarisht do jeni te forte. Do të keni mundësi të shumta për të fituar para. Meri Shehu paralajmeron keto shenja

Financiarisht do jeni te forte. Do të keni mundësi të shumta për të fituar para. Meri Shehu paralajmeron keto shenja

April 8, 2023
Sipas astrologëve burrat e lindur në këtë shenjë janë bashkëshortët më të mirë të horoskopit

Sipas astrologëve burrat e lindur në këtë shenjë janë bashkëshortët më të mirë të horoskopit

April 8, 2023
Wawww ja cilat janë Femrat më të mençura të Zodiakut

Wawww ja cilat janë Femrat më të mençura të Zodiakut

April 8, 2023
ADVERTISEMENT
AdriaNet

AdriaNet.al - informacion i sigurte dhe ne kohe reale.

Follow us on social media:

  • KREU
  • Lajme
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Showbizz
  • Shendeti
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home 4

© 2020 AdriaNET - Powered by PubliAlb.

Nuk ka Rezultat
Shiko te gjitha Rezultatet
  • KREU
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Politike
    • Bota
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Sociale
    • HI TECH
    • DOSSIER
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Showbizz
    • AUTO
  • Shendeti
  • Sport
  • Privacy Policy
  • Home 4

© 2020 AdriaNET - Powered by PubliAlb.