A nuk është vërtet shumë acaruese kur dikush thjesht refuzon të pranojë gabimet e tij? Mund të jetë shumë e vështirë t’i bësh njerëz të tillë të kuptojnë se ku kanë gabuar. Nga të qenit shumë të sigurt për veten e tyre deri tek mospranimi i gabimeve, ata zakonisht kanë një qëndrim shumë egoist. Dhe kështu, është më mirë të mos debatoni me ta, nëse doni të shmangni drama.
Yjet na tregojnë se cilat janë shenjat e horoskopit që duket se nuk i pranojnë kurrë gabimet e tyre.
LUANI
Njerëzit e lindur në këtë shenjë ndonjëherë janë shunë egoistë dhe krenarë. Bëhen keq kur dikush i sfidon. Ata e urrejnë të gabojnë, gjë që do të thotë gjithashtu se duhet të jenë shumë “të prekur” për t’u kërkuar falje të tjerëve. Dhe Luanët thjesht nuk mund ta bëjnë këtë.
VIRGJËRESHA
Këta njerëz lindin perfeksionistë, kështu që vështirë se u pëlqen mënyra e të bërit të gjërave të njerëzve të tjerë. Ata nuk do të lejojnë askënd t’u thotë se e kanë gabim, sepse kanë kaluar vite duke u përpjekur të perfeksionojnë veten duke punuar shumë.
AKREPI
Ata nuk e besojnë dot se mund të gabojnë. Janë shumë të pasionuar për atë që bëjnë. Pra, t’i thuash një Akrepi se e kanë bërë gabim është pothuajse e pamundur. Ata refuzojnë të marrin mendimet e të tjerëve dhe mund të bëhet tepër irrituese të debatosh me personat e kësaj shenje.