3 shenjat më pozitive dhe dashamirëse të horoskopit

3 shenjat e zodiakut që e shohin botën me dashamirësinë më të madhe

 

”Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”.

 

Fjalët e të madhes Nënë Tereza mund të tingellojnë si slogan i ndonjë fushate humanitare, mirëpo nuk është kurrë vonë për të dhuruar pak dashuri, mirëkuptim e mbështetje aty ku kanë nevojë për to. Dhe këtë gjë e dinë më mirë se kushdo tjetër 3 shenjat e mëposhtme, të cilat janë edhe më zemërgjerat e horoskopit.

 

Dashi: Të lindurit nën shenjën e parë të zodiakut shquhen për karakterin e tyre të fortë dhe vullnetin e paepur që i dallon nga të tjerët, por në të njëjtën kohë edhe për zemrën e tyre të madhe. Ndoshta mund të mendoni që Dashi është egoist, i ftohtë dhe kalkulator, por përkundër natyrës konkurruese dhe zakonit për të arritur atë që dëshirojnë me të gjitha mjetet, kujdeset thellë për fatin e të njohurve dhe të afërmve të tij. Dashi mund të mburret me fitoren e tij të papërballueshme dhe në të njëjtën kohë të shkojë për të punuar si vullnetar për të pastrehët.

 

Luani: U habitët që gjetët Luanin në këtë listë, në të vërtetë nuk keni përse. Edhe pse në pamje të parë Luani të jep përshtypjen e një shenje egoiste, që dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, është krejt e kundërta e këtij përshkrimi. Personat e lindur nën shenjën e Luanit janë altrusitë, zemërgjerë dhe gjithmonë të gatshëm të kontribuojnë të tjerët. U pëlqen që t’u zgjasin dorën njerëzve në nevojë, si dhe bëjnë çmos për t’ju ndihmuar nëse jeni në telashe.

 

Bricjapi: Bricjapi është shenja më e organizuar e zodiakut, aq sa shpeshherë të jep idenë se çdo gjë në jetën e tij është e planifikuar njëlloj sikur axhenda e përditshme. Mirëpo, nëse mendoni se gjithçka në jetën e tij rrotullohet rreth punë, karrierës dhe formimit intelektual, gaboheni. Pas kësaj shenje fshihet në zemër e butë dhe e madhe që do ta kishte zili kushdo. Të lindurit nën këtë shenjë janë shumë altruistë dhe bujarë, u pëlqen të ndajnë gjërat e tyre me të tjerët dhe përpiqen t’i ndihmojnë sa herë kanë nevojë.

Author: portali