4 shenjat më intelektuale të horoskopit

Intelekti vjen në forma të ndryshme dhe secili prej nesh ka pikat e tij të forta. Ndonëse të gjithë kanë të paktën një fushë ku ndihen të përgatitur, janë edhe disa njerëz të cilët duket se dinë pak (ose shumë) nga gjithçka. Ata që mund t’i shohësh gjithmonë në zhytur në një libër apo duke zgjidhur fjalëkryqe një të dielë. Kjo mund të jetë për faktin se ndoshta i përkasin një shenje *intelektuale*.

 

Lauren Ash, astrologe, thotë se për një ide më të plotë, ju duhet të njihni edhe shenjën e Mërkurit dhe vendosjen e Jupiterit, por për tani, le të bazohemi tek shenjat e Diellit, ato që dimë më mirë.

 

– Binjakët

 

Të zgjuar dhe komunikues të mirë, Binjakët kanë mprehtësinë për të dyshuar, argumentuar dhe peshuar si duhet gjithçka. Ju drejtoheni nga Mërkuri, planeti i mendjes, i cili kontribuon edhe në prirjet tuaja kureshtare.

 

– Virgjëresha

 

Syri kritik ju shërben për mirë kur bëhet fjalë për intelektin tuaj. Ju preferoni t’i shihni gjërat nga disa këndvështrime dhe kjo ju bën të jeni gjithnjë një hap para. Gjeni logjikën në gjithçka dhe keni një mënyrë të veçantë për të zotëruar çdo aftësi ose temë që të ngjall interesin.

 

– Shigjetari

 

Ju keni një lloj sofistikimi botëror, Shigjetar, të cilin ia detyroni sundimtarit tuaj filozofik të shtëpisë së nëntë. Meqenëse kjo shtëpi rregullon gjëra të tilla si udhëtimet në distanca të gjata dhe çështje shpirtërore, ju zakonisht keni cilësi mbresëlënëse intelektuale.

 

– Bricjapi

 

Sundimtari juaj është Saturni, që lidhet me disiplinën dhe pjekurinë. Këto cilësi mjaftojnë për të kuptuar se sa potencial keni për të qenë intelektualë të shkëlqyer!

Author: portali