Ushqyerja dhe mënyra se si jetoni ndikon shumë në lëkurën tuaj nëse jeni nga ata persona që doni të dukeni përherë bukur dhe të shëndetshëm.Duke qenë se mëngjesi është vakti i parë i ditës, çfarë dhe si vendosni ta hani, mund të ndikojë më vonë në pjesën tjetër të ditës. Që në mëngjes zgjidhni ushqimet që do t’ju sjellin dobi, duke përfshirë fibrat dhe antioksidantët.
Por ka disa shprehi që na plakin më shpejt nëse i bëjmë çdo mëngjes:
Pini kafe me sheqer
Pirja e kafes me sheqer ka shumë kalori dhe kafeja me qumësht ose e ftohtë në mëngjes, mund t’ju japë disa kalori nga qumështi, shurupi dhe ëmbëlsuesit e tjerë të përdorur, por ato kalori nuk do t’ju ofrojnë një çlirim të qëndrueshëm të energjisë në vazhdim siç do të bënte një vakt i ekuilibruar. Ju ndoshta do të merrni energji shtesë nga sheqeri dhe kafeina, por nëse nuk hani asgjë tjetër, do të shihni shpejt se niveli juaj i energjisë bie përsëri.
Hani mish të përpunuar
Mishi i përpunuar për mëngjes, si psh tek salsiçet, është i shijshëm, por jo një zgjedhje e mirë për trupin tuaj.Nëse hani mish të përpunuar herë pas here, ndoshta nuk është e dëmshme. Por nëse hani çdo ditë, ky është një zakon i keq, sepse do të keni mungesë të fibrave dhe trupi juaj do të marrë yndyra të ngopura dhe nitrate që mund të shkaktojnë stresin ose efekte të tjera të padëshiruara.
Hani ushqime të pasura me antioksidantë
Nëse pjata juaj e mëngjesit është plot me ushqime një ngjyrëshe me siguri ju mungojnë një vitamina dhe lëndë ushqyese. Nëse nuk i shtoni ngjyra pjatës suaj, si për shembull duke mos vendosur perime apo fruta në pjatë, do të thotë se ju mungojnë antioksidantët, të cilët janë çelësi për parandalimin e sëmundjeve dhe zgjatjen e jetëgjatësisë.
Për të marrë më shumë vitamina në pjatën tuaj, sugjerohet të shtoni disa gjethe spinaq dhe domate në një sanduiçme vezë. Ose nëse preferoni të hani diçka të ëmbël apo jogurt, sigurohuni që të shtoni një shumëllojshmëri frutash.
Nuk pini mjaftueshëm lëngje
Hidratimi jo vetëm që e mban lëkurën tuaj të re, por gjithashtu transferon lëndët ushqyese në të gjithë trupin. Synoni për gjashtë deri në tetë gota lëngje gjatë ditës.
E anashkaloni mëngjesin
Nëse e anashkaloni mëngjesin, ndoshta nuk merrni vendimin më të shëndetshëm kur bëhet fjalë për plakjen. Nëse jeni të prirur të anashkaloni mëngjesin, merrni në konsideratë diçka si një banane dhe një grusht arra. Dhe nëse në mëngjes ndiheni sikur jeni shumë të ngopur për të ngrënë, mund të jeni duke ngrënë tepër në kohën e darkës. Ndoshta zgjidhja për mëngjes është të zvogëloni pak sasinë e porcionit për darkën.