65% e familjeve shqiptare harxhojnë më shumë se 700 kilovat/orë. Kështu deklaroi eksperti i energjisë, Eduard Elezi teksa u pyet në lidhje me deklaratën e ministres Belinda Balluku, e cila tha një ditë më parë se familjet që harxhojnë mbi 700 kW/h do të paguajnë energjinë më shtrenjtë.
‘65% e konsumatorëve janë mbi 700 kWH. Nëse një familje pjesa mesatare, konsumojnë nga fasha 800-1200 kv kjo është fasha kryesore. Jam kundër rikthimin të fshave, qeveria shqiptare duhet të marrë një fond dhe të subvencionojë për çmimin e energjisë. Kush konsumon më shumë duhet të paguajë më pak, është teori biznesi.’- u shpreh Elezaj.
Nga ana tjetër eksperti i energjisë tha se është e paparanueshme që qeveria të ndryrjë në ndryshimin e çmimit të energjisë, pasi sipas Elezajt, përbën shkelje ligjore, sepse administrohet nga një institucion i pavarur siç është ERE. Për, Elezajn, nuk ka një krizë energjike, por ka një keqmenaxhim, ose më saktë shton ai, vjedhje arbitrare që i është bërë energjisë.
‘Sektori i energjisë elektrike ka një ligj përkatës që rregullon marrëdhëniet e të gjithë sektorit të energjisë elektrike, qoftë marrëdhëniet e atyre që quhet treg i rregulluar, qoftë marrëdhëniet e tyre që quhet treg i parregulluar. Në treg dhe ka një institucion të pavarur që është ERE. Në bazë të këtij ligjit duhet të kompanitë të aplikojnë për tarifat tek ERE, është e paparanueshme shkelje ligjore, çdo deklaratë që vjen nga politika, nga ministrja, për rritje apo ulje të tarifave të energjisë elektrike. Kur them e papranueshme, është një vepër penale, pasi këto kompani kanë të gjitha kostot e tyre. Qeveria mund të ketë vetëm pjesën e subvencioneve për familjet në nevojë, pjesën sociale si do të përballohet, është pjesa e përgjithshëm sesi do të anoncohet qeveria shqiptare.
Çdo ndërhyrje, duhet patjetër që organet kompetente duhet ta hetojnë. Nuk duhet të ndërhyrje, janë kompanitë që kanë paraqitur të gjitha kostot, shpenzimet e tyre, ato janë se sa është borxhi i kompanive, qoftë edhe rritja në bursa. Qeveria mund kontrollojë kompanitë pse është krijuar ky borxh i madh, por jo të shkelë dhe të deklarojë në një formë që i bën presion ERE, i cili është një institucion i pavarur. Çdo deklaratë e tillë është një flagrancë me shkeljen me ligjin. Nëse ministrja llogarit kosto, që kjo nuk duhet të ndodhë, kemi pasur një çmim të rritur në 2013. Ka të ardhura shumë të mëdha nga 2014. Kompanitë kanë një keqmenaxhim total. Ministrja shpreh ca deklarata që fusin panik në të gjithë biznesin dhe ekonominë shqiptare. Shihet nga qeveria se ka krizë ekonomike nga kemenaxhimi. Nuk ka pasur krizë, por nga keqmenaxhim, është vjedhje e hapur arbitrare që i është bërë energjisë. Është shitur me 40 euro për treg të lirë dhe i është dhënë OSHEE-së me 240 euro.’- u shpreh Elezaj.
Por sot, Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka deklaruar se nuk ka asnjë qeveri si kjo shqiptare që po subvencionon çmimin e energjisë.
Sipas Ahmetajt, gjatë vitit 2021 ekonomia arriti mbi 7%, duke shënuar kështu rekord në rajon.
“Gazi, nafta, energjia elektrike. Më tregoni një vend tjetër ku është subvencionuar çmimi i energjisë?”, tha Çuçi nga foltorja e Kuvendit.
Ai u shpreh se janë 360 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimit.
Ndërsa foli për Paketën e Rezistencës Sociale, Ahmetaj tha se ka ndihmuar mbi 500 mijë qytetarë.
“Do ia dalim, siç ia dolëm nga tërmeti dhe nga pandemia”, e përmbylli fjalën e tij Ahmetaj.
Çfarë përfshin Paketa e Rezistencës Sociale?
Paketa e Rezistencës Sociale përfshin 3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve, kompensim 3 mijë lekë për tre muaj.
1.45 miliardë lekë do të jepen nga buxheti i shtetit për naftën në bujqësi dhe 500 milionë lekë për urbanët.
Gjithashtu do të ketë ulje të tatimit mbi ardhurat, ku pagës deri në 40 mijë lekë do t’i hiqen taksat, ndërsa do të ketë përgjysmim të kësaj të fundit për pagat deri në 50 mijë lekë.
Ndërsa paga minimale do të rritet në 32 mijë lekë nga 30 mijë që ishte.
Sakaq, vendi po kalon krizë energjetike dhe nga buxheti i shtetit do të jepen 28 miliardë për mburojën e energjisë, ku çmimi i saj nuk është rritur për familjet dhe bizneset e vogla.