Kris Jenner ka shumë tituj, por përflitet se titulli më i ri për të cilin ajo po punon është “sipërmarrësja e bukurisë”. Manjatja e shoë-t televiziv kohët e fundit ka nisur spekulimet rreth lançimit të një linje për kujdesin e lëkurës kur ajo së fundi prezantoi markën “Kris Jenner Beauty”, “Kris Jenner Skin” dhe “Kris Jenner Skincare” në Zyrën e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara.
Por cilat janë sekretet e lëkurës së Kris Jenner, e cila ka 6 fëmijë të suksesshëm.
Ajo investon në lëkurën e saj.
“Jam e fiksuar pas lëkurës sime dhe gjithmonë jam kujdesur shumë mirë për të”, thotë ajo për revistën ËSJ. “Unë bëra trajtimin e parë të fytyrës kur isha një vajzë shumë e re dhe nuk ndalova kurrë, me të vërtetë. Ishte gjithmonë një prioritet.” Ajo gjithashtu beson se kujdesi për lëkurën duhet të fillojë në një moshë të re. “Kur isha vërtet e re, kuptova vlerën e një super- hidratuesi kremoz dhe e lyeja fytyrën herë pas here për të ndihmuar vërtet lëkurën time”, ka treguar Kris.
Ajo e mban të thjeshtë rutinën e saj.
“Unë mendoj se është vërtet e rëndësishme që gratë në moshë të kuptojnë se nëse kujdesen vetëm për lëkurën e tyre, nuk është diçka aq e komplikuar”, tha Jenner për ËSJ. Ndërsa ajo kurrë nuk ka ndarë detaje të thella rreth rutinës së saj, është e qartë se ajo beson në fuqinë e vetëm një hidratuesi të mirë të fytyrës.
Ajo është një fanse e Botox-it.
Duke iu referuar Botox-it, Jenner i tha People: “Për mua, ka qenë vërtet një zgjidhje e mrekullueshme. Nëse jeni të ndërgjegjshëm dhe flisni me mjekun tuaj, mendoj se funksionon. Është diçka që e kam përdorur për një kohë të gjatë.”
Ajo është gjithmonë e hapur për të provuar gjëra të reja.
“Kujdesi personal është vërtet i rëndësishëm”, tha Jenner për People. “Këtë ua mësova fëmijëve të mi kur ishin vërtet të vegjël. Tani po më kujtohen historitë e tmerrshme kur hiqnim qimet e bikini me dyllë. Ne I duam përvojat e shkëlqyera të bukurisë dhe mësojmë për gjëra dhe produkte të reja”, tregoi ajo.
Ajo merr këshilla nga vajzat e saj të famshme.
“Fëmijët e mi janë mjaft specifikë për mënyrën se si aplikojnë produkte të caktuara”, tha Jenner për Refinery29. “Për shembull, ju kur aplikon kremin e bën gjithmonë nga poshtë lart dhe qafa nuk duhet anashkaluar. Gjatë kësaj kohe duhet t’i bëni fytyrës një mini masazh .
Ajo e kupton rëndësinë e SPF.
“Kur isha e re, thjesht vendosja vaj dhe prisja që të merrja rrezet e diellit. Ne nuk dinim mirë për SPF. Tani kjo gjeneratë e re më duket se kujdeset për veten në një mënyrë që ne nuk ishim të edukuar ta bënim. Psh një ditë ishim në pishina dhe pashë fëmijët që përdornin të gjithë krem kundër diellit.
Ajo lan gjithmonë fytyrën me një leckë të ngrohtë
“Lani fytyrën çdo natë duke përdorur një leckë të ngrohtë. Ai vepron si një eksfoliant natyral duke liruar qelizat e vdekura të lëkurës, hap poret dhe zbut lëkurën, duke e përgatitur atë për trajtimet tuaja të darkës.
Ajo është një përkrahëse e shëndetit të dhëmbëve.
“Sigurohuni që të merrni një furçë të re çdo tre javë për t’u siguruar për shëndetin e dhëmbëve. Goja juaj është një pjesë shumë e rëndësishme për trupin dhe mos harroni që të kujdeseni. Pastroni dhëmbët me fill çdo natë”, tha ajo.