7 përfitimet e ecjes pasi keni ngrënë darkë, do të habiteni me rezultatet

Nëse e keni të vështirë të gjeni kohë gjatë ditës për të bërë palestër ose disa ushtrime fizike, ekziston një mënyrë e thjeshtë për të qëndruar aktiv, një shëtitje e shpejtë pas darkës. Nuk jeni të sigurt se si ndihmon kjo? Hidhini një sy disa nga përfitimeve të shumta shëndetësore të ecjes pas darkës.

 

Përmirëson tretjen

 

Ecja ndihmon trupin tuaj të prodhojë më shumë enzima gastrike, që ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe ndihmon në reduktimin e fryrjes dhe kapsllëkut.

 

Nxit metabolizmin

 

Ecja pas darkës përmirëson metabolizmin e trupit pasi ndihmon në djegien e më shumë kalorive. Ndërsa pushimi ose qëndrimi ulur menjëherë pas ushqimit mund ta pengojnë këtë proces.

 

Rrit imunitetin

 

Nëse rregullisht bëni një shëtitje pas darkës, kjo përmirëson tretjen tuaj, që ndihmon në largimin e toksinave dhe përmirësimin e gjendjes së organeve tuaja të brendshme dhe përmirësimin e imunitetit.

 

Redukton nepsin

 

Ushqimi i mesnatës është një praktikë e pashëndetshme por e zakonshme në mesin e shumë njerëzve. Megjithatë, mund të reduktohet me shëtitje të rregullta. Sipas disa raporteve, ecja e shpejtë për 15 minuta mund të ndihmojë në uljen e nepseve.

 

Përmirëson gjumin

 

Nëse keni probleme me gjumin gjatë natës, provoni të ecni pak pas darkës. Kjo do t’ju ndihmojë të reduktoni stresin dhe të flini më mirë.

 

Rregullon nivelet e sheqerit në gjak

 

Ecja pas darkës mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit pasi trupi përdor një pjesë të glukozës në gjakun tuaj gjatë stërvitjes fizike.

 

Depresioni

 

Nëse ndiheni të stresuar ose përgjithësisht të dëshpëruar, një shëtitje e mirë mund t’ju ndihmojë pasi liron endorfinë në trupin tuaj dhe ju bën të ndiheni më mirë.

Author: portali