
Teksa vëmendja e të gjithëve është për Luizin dhe Kiarën dhe lidhjen që ata kanë brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, një gjest i bërë nga këngëtari Butrint Imeri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Artisti, i cili ka qenë ish-i dashuri i Kiarës, ka provokuar ndjekësit me postimin e tij të fundit.
Butrinti ka publikuar një foto të tijën në moshë të vogël ku dhe ka vendosur një kurorë dhe një luan.
Kujtojmë që luani është shndërruar në sinonimin e Luizit brenda lojës. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë marrë si provokim ndaj Luizit duke e vënë theksin tek xhelozia që artisti ka për dyshen brenda shtëpisë.
Edhe brenda Big Brother, herë pas here Butrinit është përmendur, kryesisht për marrëdhënien që ka pasur me Kiarën.