Hyrja e Sabianit në “BBV” bashkë me vajzën/ Einxhel
Einxhel Shkira
Një nga hyrjet më surprizë në “Big Borther VIP”, ishte ajo e këngëtarit Sabian Medini, i cili hyri të takonte vajzën e tij dhe në fund zbuloi se do të jetë banori më i ri i shtëpisë së famshme.
Hyrja e tij ka shkaktuar shumë reagime. Një ndër to ishte dhe moderatroja Einxhel Shkira. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Einxhel e ka quajtur këtë si mesazhin më të gabuar që është dhënë ndonjëherë.
Sipas saj ky veprim është një dhunë psikologjike dhe kontroll i frikshëm mbi fëmijën, sidomos në këtë rast mbi vajzën.
“Përtej shakasë, kjo që ndodhi s’është aspak normale jo për pjesën e spektalit se ishte diçka e këndshem por është totalisht e pashëndetshme jo vetëm si marrëdhënie por totalisht nëj dhunë psikologjike dhe kontroll i frikshëm i fëmijës sidomos vajzës! Ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ndonjëherë”, ka shkruar Einxhel Shkira.