A po flirton Jori me Luizin? Ja çfarë thotë shoqja e saj Beniada Nishani

Shoqja e Jorit, Beniada Nishani, i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet se Jori po flirton me Luizin. Duke folur sot në “Fun Club” Beniada tha:

“Nuk po flirtojnë fare, këtë pjesën e flirtimeve e bën më shumë TikTok-u, editimet, muzika. Unë shikoj një shoqëri shumë të bukur, e njoh Jorin shumë mirë dhe e di se ajo është një vajzë që nuk futet kurrë mes çifteve. Më ka thënë gjithmonë “Beniada nuk dua t’i di gjërat, dua të hyj aty brenda dhe t’i krijoj vetë përshtypjet e mija”.

Më herët, modelja pati deklaruar se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.

“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “Ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”– tha Beniada.

Author: portali