Bled Mane thotë se ka qenë në burg me Qetsorin: ‘Rrinte te bodrumi ku izolohen hajdutët e pusetave’

Bledi Mane e ka rrëfyer edhe vetë se ka qenë në burg 3 herë, e këtë e përmendi edhe në “Big Brother VIP”. Pas hyrjes në format edhe Qetsori është përfolur në media se ka qenë në burg.

Por ndryshe nga Bledi, ai duket se nuk e ka me shumë qef historinë e tij të arrestimit, duke deklaruar se: “Nuk jam çun burgu unë!”

Në një postim në Instagram, Bledi shkruan sot se ka qenë në burg me Qetsorin.

“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja të biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave”.- shkruan Bledi, por nuk e dimë nëse është situatë e vërtetë apo ironi nga ana e tij.

Ndoshta i referohet raportimeve të mediave sipas të cilave në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Sipas akuzës, Qetsori kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.

https://www.instagram.com/bled_mane/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5edb3442-462f-459f-8434-f57c291b83ac&ig_mid=3AD2D085-07CD-45AB-B1DE-13F9FC01D2D0

Author: portali