“Si të duket burri im” – Kiara emocionohet nga befasi që merr nga vëllai, e pyet edhe për mendimin që ai ka për Luizin
Moderatorja e njohur, Kiara Tito është padyshim një prej banoreve më të komentuara të Big Brother VIP Albania.
Rrugëtimi i saj është bërë edhe më i veçantë pasi ajo prej javësh ka krijuar një lidhje dashurie me këngëtarin Luiz Ejlli.
Kohë më parë Kiara brenda shtëpisë së famshme mori një befasi ku edhe takoi të atin e saj, i cili gjithashtu u njoftua me Luizin.
Ndërsa, sonte ( e martë) gjatë spektaklit, Kiara u befasua nga një tjetër person i dashur për të, vëllai i saj më i vogël.
Por, moderatorja ka shfrytëzuar rastin që vëllai e saj të vetëm ta pyeste edhe për mendim që ai kishte për partnerin e saj.
“Si të duket burri i motrës”, e pyeti Kiara.
Ai u shpreh se ka shumë simpati për Luizin dhe sipas tij është më i miri.
“Shumë i bukur, më i miri, mezi pres të iu takoj të dyve në Tiranë”, tha vëllai i moderatores.
I gjithë ky moment u ndoq me interes edhe nga Luizi, i cili e shikoi nga dhoma tjetër bashkë me banorët. /Telegrafi/