Luizi sheh rrëmujën në shtëpi, derdh ketchup mbi tavolinë dhe fsheh lugët e ekspresit me Elvisin

Luizi sheh rrëmujën në shtëpi, derdh ketchup mbi tavolinë dhe fsheh lugët e ekspresit me Elvisin
Kur banorët shkaun të gjithë të flinin mbrëmjen e kaluar, Lorenci, Gerti dhe Jori përgatitën një rreng. Ata shkatërruan të gjithë shtëpinë dhe bënë rrëmujë kudo , duke derdhur ushqime në dysheme, mbi tavolinë dhe përmbysën divanet brenda dhe jashtë shtëpisë.

Ata madje fshehën sendet e disa prej banorëve. Jori fshehu arushin e Deas dhe këpucët e Kristit. Lorenci dhe Gerti morën disa atlete te dhoma e garderoës dhe i hodhën në pishinë.

Loja e quajtur “Ninxha” shkaktoi humor mes atyre të treve, por jo edhe aq te banorët e tjerë. I pari që u ngrit nga gjumi mëngjesin e sotëm ishte Luizi.

Ky i fundit mbeti i habitur nga e gjithë rrëmuja që ishte krijuar në shtëpi. Ai madje, u përshtat me ambientin dhe mori ketchup-in dhe e derdhi atë mbi tavolinën e ngrënies, duke e bërë më shumë rrëmujë seç ishte.

Pas tij u ngrit edhe Elvisi. Ai bashkë me Luizin gjetën sendet që ishin hequr nga pajisja e kafes, përgatitën kafenë dhe më pas i fshehën sërish në të tjetër vend.

Olta ishte e treat banorë që u ngrit pas djemtëve. Ajo e habitur pyeti se kush e ka katandisur shtëpinë ashtu, ndërsa Luizi dhe Elvisi i thanë se e kanë bërë ata të dy, pasi kishin një mision sekret.

Author: portali