Kiarës “i del turpi”, e pranon hapur: Do të bëja dashuri me Luizin në “BBV”, nëse… (video)

Mbrëmjen e djeshme, një natë para “Prime-t” të sotëm (e shtunë) Olta Gixhari dhe Kiara Tito kanë qëndruar vetëm për vetëm në suitën brenda shtëpisë së “BBV”. Vajzat të cilat janë në nominim “kokë më kokë” kanë realizuar një lojë ku dy rrugë kishin ose të përgjigjeshin ose të pinin.

Çfarë do kishe bërë nëse do fikeshin kamerat për 60 minuta?,-ishte një ndër pyetjet që duhet t’i përgjigjeshin ato. Për habinë e të gjithëve, Kiara deklaroi se nëse kamerat do të fikeshin për një orë ajo do të bënte dashuri me Luizin në “BBV”.

Olta e cila gjithashtu u surprizua nga përgjigjja e Kiarës, deklaroi se ajo 60 minuta pa kamera do të shikonte si ajo dhe Luizi do të bënin dashuri.

Kujtojmë që një javë më parë teksa Luizi dhe Kiara qëndruan vetëm për vetëm në suitë, u ngacmuan pse nuk ndodhi diçka më shumë mes tyre. Artisti nga Shkodra u shpreh se e konsideronte të shenjtë këtë moment dhe do të ndodhë jashtë shtëpisë së “BBV” në intimitet të plotë

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2e278a3a-334e-41ab-80dc-f69873450354&ig_mid=16B77EF0-1361-40D7-8216-595F77F72BC3

Author: portali