Ish-fituesja e Big Brother 2, Fotini Derxho e cila është banore e Big Brother Vip 2, ka ndarë për herë të parë historinë e vështirë së jetës së saj.
Një histori që në thelb ka një baba dhunues, i cili ka mohuar dashurinë për të dhe vëllain e saj, duke i braktisur 10 vite më parë.
“Kemi parë shumë skena dhune. Do doja që nëna ime të ndahej që në fillim që unë dhe vëllai im mos shikonim gjëra të tilla. Kur isha 13 vjeç babai u zhduk dhe tha nuk do kthehem më.”
Ajo ka rrëfyer se i ati ka futur vëllain e saj në burg për një cop tokë, si edhe para se të fitonte çmimin e madh, i vëllai kishte 31 milionë lekë borxh për shkak të problemeve me të atin. Një borxh për të cilin i erdhi në ndihmë Fotinia pasi fitoi çmimin e madh.
Gjithashtu Fotini, e cila ka lindur në Athinë, ka shprehur dhe paragjykimet që ka pasur nga njerëzit dhe të afërmit kur është kthyer në Shqipëri:
“Kur kam ardhur në Shqipëri, pija cigare, kisha tatto, kisha piercing, dhe për njerezit isha e përdalë…”
Në fund mesazhi i saj për të atin ishte: ‘Faleminderit!’