Një rikthim i mundshëm i dyshes, Keisi e vë në siklet Lorencin: Çfarë do i thuash asaj që ke jashtë?!

Keisi dhe Lorenci janë dy nga artistët më të përfolur të momentit në shtëpinë e madhe të “Big Brother VIP”, kjo pasi u komentua për një lidhje të mëparshme mes dyshes.

Ishe Lorenci ai që riktheu historinë me Keisin në dhomën e rrëfimit duke thënë që pavarësisht lidhjes që kishin ai nuk ka më pëlqim më për këngëtaren dhe se tani ka hyrë në shtëpi vetëm për lojë.

Ndonëse kjo histori u rikthye, Keisi ishte e befasuar nga rrëfimi i Lorencit.

Sot në një shëtitje në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip”, Keisi e Lorenci po diskutonin për vëmendjen që kishin këto ditë. Lorenci u shpreh se po të kishte qenë në dijeni për këtë vëmendje do ta bënte kastile.

Më pas biseda e tyre vazhdon dhe duket sikur ka diçka që artistët akoma nuk e kanë zbuluar për publikun. Kjo pasi Keisi i thotë Lorencit: “çfarë do i thuash asaj që ke jashtë”, duke lënë të nënkuptohet se këngëtari mund ta ketë dikë jashtë duke e pritur.

Author: portali