Pse ky vendim? Maestro e thotë hapur: Ky është banori që nuk dua ta takoj pasi të mbarojë spektakli
Ish-banori i “Big Borther VIP”, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij pas daljes nga shtëpia.
I pyetur se cilin prej banorëve nuk do donte të takonte pas daljes nga shtëpia, Armaldo tha: 99.9 është Kristi.
Ai u shpreh gjithashtu se tashmë pas daljes së tij nuk po e sheh më “Big Brother”, pasi nuk ka atmosferë të bukur sipas tij.
“Nuk po e shoh fare “Big-un”, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur”, u shpreh Maestro.