Arbër Hajdari ironizon sjelljen e Efit dhe Kiarës

Arbër Hajdari nuk ka qenë edhe aq fans i lojës së Kiarës dhe sjelljes së Efit pas daljes, e këtë e ka treguar me komentet e tij.

E po ashtu me rezerva ishte edhe për rikthimin e tyre në “Big Brother” që i shprehu edhe në spektaklin e kaluar. Madje, u tha edhe të marrin nga një freskuese me vete t’i bëjnë fresk Luizit.

Sjellja e vajzave këto ditë është komentuar shumë në rrjet dhe duket se ka dy qëndrime të ndryshme rreth tyre tek fansat. Një pjesë mendojnë se po veprojnë si duhet dhe janë rikthyer më të forta e lojtare, e një pjesë kanë kritika se po sillen shumë arrogante.

Mes tyre duket të jetë edhe Arbëri. Pa përmendur asnjë emër, Arbëri ka ndarë një status në Instagram ku shkruan “Shkodranët e kanë një shprehje të bukur: “Të hift vetja në qejf””. Arbëri nuk poston statuse thumbuese zakonisht, ndaj natyrshëm mendojmë se i adresohet dy banorëve.

Edhe sepse shumë komente të tjera mendojnë si ai.

Author: portali