Pas pajtimit të Efit me Kiarën ka reaguar edhe Luizi.
Ai sot në dhomën e ndejës iu ka mbajtur ‘ligjëratë’ vajzave në pranin e banorit, Ronaldo Sharka.
Luizi thotë se krejt çka ndodhi e kishte paramenduar, mes tjerash shpreh se “E kam llogaritë këtë pjesë, qoftë se Vëllai i Madh është 30 hapa para, unë 10 para jush”.
“Ju lashë me bë llaka-llaka 3 ditë nëpër shtëpi i thashë edhe Efi lërë se jam duke mendu diçka. Duro, iu kisha lënë me lu për të shtunën, po nuk mbante më ujë pillafi”.
Kiara “pranon gënjeshtrat”, i bën kërkesën e papritur Efit
Ndonëse i dashuri i Kiarës, Luizi ka thënë se e do po aq sa Kiarën edhe Efin, në kuptimin shoqëror.
“Si mund të ju lë juve me tërë atë kënaqësi me fillu me fol nëpër shtëpi me thanë qe Efi ka ardhë me mendjen që e ka mbështetjen e Luziit tani që nuk e ka më shok Luizin Efi, hajde t’i bimë tanë, pse kam vdekur unë. Cilado prej këtyrë dyjave të rri në shtëpi, se njëra do rri, tjetra do iki, po vëllai i madh ka surpriza por nëse rrinë njëra unë do të jem i fokusuar 100%. Aq sa e du Kiarën me shpirt e me zemër, aq du edhe këtë (Efin) në dashni të natyrshme, kuptime të ndryshme”, ka thënë Luizi./Insajderi