Me sa nga shenjat e horoskopit mund të përshtateni, zbuloni kombinimet

Është dëshpëruese ku sheh kombinimet e shenjave të horoskopit dhe sipas tij ju nuk përshtateni me partnerin tuaj. Duhet të dini që një shenjë nuk shkon vetëm me një të tillë, pasi përputhet me plot 4 shenja të tjera.
Dashi: Binjakët, Luani, Shigjetari, Ujori
Dashi është një shenjë zjarri dhe nuk është çudi që shkon me dy shenja zjarri si Luani dhe Shigjetari, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të shkojë mirë me shenja të tjera si ato që përmendëm më lartë. Dashi është një shenjë aventuriere, energjike dhe me vetbesim të lartë.
Demi: Gaforrja, Virgjëresha, Bricjapi dhe Peshqit
Si një shenjë toke, sigurisht që dashi do të shkojë me shenjat e tjera të tokës si dhe të ujit. Demët janë kokëfortë, port ë qetë. Shenjat e mësipërme shkojnë mësë miri pasi gëzojnë të njëjtat cilësi.
Binjakët: Dashi, Luani, Peshorja dhe Ujori
Kjo shenjë ajri duket se shkon me të gjitha shenjat e tjera të zodiakut pasi ka aftësinë të përshtat lehtësisht. Dhe pse shpesh herë janë sipërfaqësorë, ata janë inteligjentë dhe mjaft shoqërorë.
Gaforrja: Demi, Virgjëresha, Akrepi dhe Peshqit
Gaforrja shkon si me shenjat e tokës ashtu dhe të ujit. Janë tejet të ndjeshëm, individualist por kur dashurojnë bëjnë gjithçka për partnerin/en . E kanë të vështirë të kalojnë apo të lenë gjërat të shkojnë.
Luani: Dashi, Binjakët, Peshorja dhe Shigjetari
Si një shenjë e zjarrtë Luani shkon me Dashin dhe Shigjetarin, por mjaft mirë përshtatet gjithashtu dhe me shenjat e ajrit. Shpesht herë luanët janë të vështirë në komunikim, pasi nuk i mirëpresin idetë e të tjerve, por janë besnikë kreativë dhe fisnikë.
Virgjëresha: Demi, Gaforrja, Akrepi dhe Bricjapi
Virgjëresha shkon me shenjat e tokës dhe ujit. Është një shenjë e trupshme, praktikë në shumicën e rasteve dhe tejet individual. Duan të jenë perfeksionistë ndaj janë tejet kritikues.

Author: portali