Olta Gixhari ka qenë e ftuar së fundmi në “Më lër të flas” ku ka folur rreth shumë të pathënave.
Mes të tjerash, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” ka sqaruar edhe situatën lidhur me mezazhin zanor të opinionistes Zhaklina Lekatari, ku thoshte se partneri i aktores, Dori e ka kërcënuar.
Sipas aktores, partneri i saj nuk ka pasur asnjë komunikim me Zhaklinën.
“Dori nuk e ka kontaktuar asnjëherë. Po ku di un tani mund të them që Romeo më kërcënoi, mund të çmendem.”
E pyetur për thashethemin më të çuditshëm për vete, ajo veçoi atë që partneri i saj ka blerë çmimin e “Big Brother” dhe ajo do ishte fituesja absolute.