Kristi: Je pa karakter, interesaxhiu më i frikshëm/ Luizi: Pështyn aty ku ke ngrënë
Gjatë sfidës së Deutschcolor, ku u zhvillua loja me pyetje e përgjigje, Ronado kishte shkruar “Jam gay”. Kësaj pyetje, Kristi iu përgjigj me po, ndërsa Rolando i derdhi kovën me bojë në kokë.
Luizi e pyeti Kristin se përse ai tha se Ronaldo është gay. Kristi i tha Luizit se ai po e provokon me këtë pyetje dhe se nuk dinte çfarë përgjigje të jepte, prandaj u përgjigj me po.
Kristi e këshilloi Luizin të mbledhë skuadrën e tij, sepse ditë të zeza do vijnë për të. Ai shtoi se banaliteteve të tij do u vij fundi shumë shpejt dhe se ai po e prish rrugëtimin e tij duke bërë si burrë i mirë.
Fjalët ofenduese nuk munguan sërish në debatin mes Luizit dhe Kristit. Ky i fundit i tha atij se është njeri pa karakter dhe interesaxhi i frikshëm, ndërsa Luizi i tha Kristit se ai pështyn aty ku ka ngrënë.