Një përshëndetje nga Luizi në hyrje të qytetit të Shkodrës!

Një përshëndetje nga Luizi në hyrje të qytetit të

Luizi është kthyer me të vërtetë në fenomen të këtyre muajve të fundit. Kudo flitet për të, në çdo rrjet social mbizotërojnë hashtaget për të e nuk kishte si të ndodhte ndryshe me vendlindjen e tij Shkodrën.

Që në hyrje të qytetit është posteri i Luizit që bie në sy. Ndryshe nga qytetet e tjera ku tabela që të tërheq është “Mirëserdhën në….”, në Shkodër të mirëpret Luizi duke të thënë: “Mirë se keni ardh n’shpinë teme!” Një gjetje e bukur kjo! /A.S-Dritare.net

Author: portali