Ditët e fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, në të cilën thuhet se cilët do të jenë katër finalistët e Big Brother Albania.
Sipas videos finalistët do të jenë Luizi, Dea, Bledi dhe Kristi. Në video thuhet se lajmi është nxjerrë nga burimet të sigurt nga brenda “Top Channel”.
Kaq ka mjaftuar që menjëherë të nisë të përhapet gjithë andej, ashtu si me çdo teori tjetër që qarkullon rreth “Big Brother”.
Fenomeni Big Brother ka fanatizuar një pjesë të madhe të shoqërisë.
Shumë është shkruar dhe shumë janë thënë.
Për këtë arsye duhet të kemi rezervat tona se çfarë të besojmë apo jo nga qindra video që dalin çdo ditë për BBV nga fansat e zjarrtë./albeu.com/