
Nita i sqaroi banorëve se çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar mes saj dhe Ronados dhe pse shtëpia është bërë me miell.
Ajo u shpreh se Jori, Dea dhe Keisi bënë një lojë për t’i hedhur miell në krevat Ronaldos dhe se ai kishte menduar që pjesë e lojës ka qenë dhe ajo.
Pas kësaj, tha Nita, Ronaldo i hodhi asaj miell dhe se mes tyre nisi një debat pasi ai e preku kur ajo po flinte.
Të njëjtin sqarim Nita ia tha edhe Bledit. Ajo madje shtoi se me veprimet që Ronaldo bëri, u përpoq ta nxirrte atë nga vetja.