Në pjesën e fundit të emisionit radiofonik në Big Brother Vip, moderatorë ishin Ronaldo dhe Kristi, dhe të ftuara Dea Mishel dhe Jori.
Ata kanë zgjedhur një temë interesante dhe pikante. Shumë prej banorëve kanë shumë ditë brenda shtëpisë dhe pa kryer marrëdhënie seksuale, por si po e menaxhojnë ata këtë mungesë.
Jori dhe Dea janë pyetur se për cilin prej djemve kanë tërheqje seksuale dhe vajzat me të qeshur kanë thënë nga një emër.
Dea: Po sa herë më afrohet Kristi, me rrobdishanin blu, që aman nuk e di, na sillni ndonjë ngjyrë tjetër se do na dali në ëndërr…
Jori: Mua më pëlqen një djalë shumë i lezetshëm, që është Ronaldo është simpatik, ka humor…
Ronaldo: Jori po flasim për seks…
Jori: Pse e ul veten po flas për ty…
Ronaldo: Mirë çfarë të pëlqen?
Jori: Flokët më pëlqejnë dhe fytyra…
Tani që po i mendojmë do krijoheshin dy çifte mjaft interesantë, dhe të nevojshëm në këtë situatë të mbingarkuar informacioni për Luizin dhe Kiarën.