Ilustrimi nga Preeti Kinha; Foto: Getty
Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me horoskopin, me siguri që janë kuriozë dhe kanë lexuar për karakteristikat e shenjave. Linda Goodman, astrologia më e shitur sipas New York Times, ka bërë një përshkrim të detajuar të karakteristikave të çdo shenje të zodiakut.
Kush është Linda Goodman? Mary Alice Kemery e njohur ndryshe dhe si Linda Goodman, lindi në 9 prill 1925 dhe ndërroi në moshën 70 vjeçare, në 21 tetor 1995. Ajo ka qënë e para astrologe në listën best seller të New York Times. Libri i saj Linda Goodman’s Sun Signs ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe u pasua më vonë nga Linda Goodman’s Love Signs (1978) që gjithashtu u fut në listën e librave më të shitur nga New York Times, duke vendosur një rekord në këtë industri: 2.3 milionë dollarë për të drejtat e autorit.
Karakteristikat e Peshqve
Nëse ju ndodh të shikoni një person të shenjës së Peshqve, prapa sportelit të një banke apo ulur në tavolinën e presidentit të kompanisë, do të jeni duke parë një lloj të rrallë Peshku. Shumë pak nga këta njerëz mund të qëndrojnë të mbyllur për një kohë të gjatë në një vend. Do të jeni me fat nëse vizitoni një galeri arti, shkoni në një manastir apo kishë, merrni pjesë në një koncert ose festoni në lokale nate. Apo merrni pjesë në një nga takimet e Lidhjes së Shkrimtarëve, apo shkoni në prapaskenën e një shfaqjeje dramatike, ose provoni të merrni rreze dielli në një jaht apo anije. Shanset janë që do të shihni dhe takoni shumë prej tyre që enden në një nga këto rrjedha jete.
Sa më kreative dhe artistike ambientet, aq më shumë persona të shenjës së Peshqve do të gjeni. Ka shumë pak ambicie, te njerëzit e udhëhequr nga Neptuni. Shumica e tyre nuk do të interesohen aspak për pushtet, lidership apo pasuri. Pak prej tyre arrijnë të grumbullojnë të holla gjatë jetës, vetëm në rastet kur trashegojnë ose u dhurohen nga familjarët. Për dijeni tuaj, ata nuk kanë asnjë gjë kundrër parave. Ata do të pranojnë me kënaqësi çdo monedhë të vjetër që ju nuk e përdorni.
Por ata janë më të vetëdijshëm se shumica prej nesh, për vlerat e përkohshme të parave.
Kush e ka thënë shprehjen: “Unë nuk dua të jem një milioner – unë vetëm dua të jetoj si një i tillë” është në të vërtetë duke reflektuar filozofinë e Peshqve. Zemra tipike e Neptunit është e pastër nga lakmia, aty nuk do gjeni asnjë grimcë të saj. Ka një mungesë të intensitetit, gati një pakujdesi për të nesërmen. Ka gjithashtu një njohuri intuitive për të djeshmen dhe një tolerancë të butë ndaj të sotmes. Nuk është e lehtë për njeriun e shenjës së Peshqve, që të luftojë për të notuar kundër rrjedhës. Është më e lehtë për të, që të shkojë sipas rrjedhës, kudo që e çon ajo. Por për të notuar kundër rrjedhës së ujit dhe jetës, është një sfidë – kjo është sfida më e madhe e tyre dhe e vetmja mënyrë që ai të gjejë paqen dhe lumturinë e vërtetë. Të marrin rrugën e lehtë, është një kurth për ata që kanë lindur në këtë shenjë Dielli, një karrem i stolisur që i tërheq, ndërsa fsheh grepin e rrezikshëm – një jetë të humbur.
Ju do të impresionoheni nga mënyrat e sjelljes gjithë sharm dhe natyra e mirë, pak dembele e njeriut të shenjës së Peshqve. Ai është indiferent për shumicën e kufizimeve, për aq kohë sa nuk i keni marrë lirinë për të ëndërruar dhe për të ndjerë rrugën që përshkon drejt jetës. Ai është akoma më shumë indiferent ndaj fyerjeve, armiqësive dhe mendimeve të xhindosura të njerëzve të tjerë . Shumë pak nga këto do ta nxisnin atë në reagime apo veprime të dhunshme. Sigurisht, njerëzit e kësaj shenje nuk janë plotësisht të butë. Edhe ata kanë temperamentin e tyre. Kur ai ngjallet me në fund, mund të jetë sarkastik, me një gjuhë djegëse dhe të zgjuar. Për të bërë një Peshk të shfaqë temperamentin e vet, është njësoj si të hidhni guralecë në një liqen, me sipërfaqe te qetë, si pasqyrë. Ju do të krijoni disa rrathë të vegjël në ujë, por shumë shpejt sipërfaqja e ujit do të bëhet si pasqyrë përsëri.
Kur të takoni njerëz të shenjës së Peshqve, shikoni fillimisht këmbët e tyre. Ato do të jenë dukshëm të vogla dhe elegante ose nga ana tjetër, mund të jenë të mëdha dhe të të gjera, si këmbët e dikujt që ka punuar zbathur në arë. Lëkura do të jetë e butë, flokët shpesh me onde dhe zakonisht me ngjyrë të çelët (edhe pse do të hasni një numër të madh personave të kësaj shenje që të jenë zeshkanë). Sytë e Peshqve janë të lëngshëm, me qepalla të rënda dhe plotë me drita të çuditshme. Shpesh, por jo gjithmonë, ata janë disi të theksuar dhe jashtëzakonisht imponues. Sytë e disa Peshqve janë thjesht të bukur. Nuk ka fjalë të tjera për t’i përshkruar ato.
Tiparet janë elastike dhe të lëvizshme dhe zakonisht do të gjeni më shumë shenja se rrudha. Pak Peshq janë të gjatë; trupat e Neptunit janë ndërtuar ndonjëherë jokëndshëm, por me hirin e tyre të jashtëzakonshëm, kjo rrallë është e dukshme. Ata duken sikur zvarriten, në vend që të ecin, si të jenë duke notuar nëpër dhomë ose poshtë në rrugë. Ndonjëherë, ata janë vërtet.
Ju mund të keni lexuar se simboli i shenjës së Peshqve, i formuar nga dy peshq që notojnë në drejtim të kundërt, tregon se Neptuni është i ndarë në dy pjesë, nga dëshirat e dyfishta. Në të vërtetë, nuk është kështu. Dëshirat e dyfishta i përkasin Binjakëve. Dy peshqit në drejtime të kundërt, simbolizojnë zgjedhjen që u është dhënë Peshqve: për të notuar lart apo për të notuar në fund dhe nuk arrijnë t’i realizojnë qëllimet e tyre. Peshqit duhet të mësojnë se ata janë këtu, për t’i shërbyer njerëzimit në një farë mënyre dhe t’u qëndrojë larg pasurive të kësaj bote.
Gjeniu Ajshtajn i shenjës së Peshqve, i cili notoi kundër rrymës, krijoi një botë krejt të re të kohës relative. Zgjedhja është gjithmonë aty, sepse talenti nuk mungon asnjëherë, por peshku, me sytë që shohin në mënyrë të qartë në të dy anët, ndonjëherë e ka të vështirë të shohë përpara. Peshqit shpeshherë tërhiqen – ose nga lartësitë sublime të një jetë të përkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco.
Edhe pse Peshqit, zbrapsen nga konkurrenca, tërheqja e fortë e Neptunit, i drejton shumë prej tyre, edhe ashtu të trembur, drejt profesionit të ndritshëm të aktorit, ku ata mund të përdorin kompetencat e tyre të pabesueshme interpretuese, të shfaqjes së emocioneve të panumërta. Pavarësisht ndrojtjes së lindur, ata shpesh bëhen disa nga interpretuesit më të mirë në teatër. Por vetëm nëse ata luftojnë antipatinë që kanë ndaj punëve të lodhshme dhe provave rraskapitëse, si dhe mërzitjen e viteve të zymta, por të nevojshme të përvojës. Të mësuarit përmendësh është rrallë një problem për ta. Kujtesa e Peshqve është legjendare, edhe pse me një prekje të Hënës ose Mërkurit, ata mund të harrojnë edhe numrat e tyre të telefonit.
Për çdo person të shenjës së Peshqve, nga peshkatari në skelë, deri te infermierja në spitalin e fëmijëve, jeta në vetvete, është një fazë e madhe. Në syrin reflektues të Peshkut, e gjithë skena është e pakapshme dhe e rrufeshme. Duke e ditur këtë, njerëzit e udhëhequr nga planeti i Neptunit, pranojnë shumicën e stuhive të jetës, me qetësinë më të madhe. Dëshpërim, megjithatë, është gjithmonë një kërcënim për t’i çuar poshtë dhe për të sjellë ëndrrat e çuditshme apo mankthet e pazakonta, të cilat shpesh janë të parandiera. Kur Peshqit kanë një parandjenjë se diçka do të ndodhë, ajo zakonisht ndodh.
Nëse ai ju thotë që të mos hypni në avion apo në atë makinë, do të ishte më mirë që të planifikonit një mënyrë tjetër transporti.
Astrologët që flasin për një shpirt të vjetër, i referohen një shpirti, i cili ka kaluar nëpër shumë jetë, duke ruajtur urtësinë e secilës prej tyre. Shpesh ata i referohen Peshqve, sepse një jetë si Peshk është ose detyrimi më të vështirë që një njeri mund të zgjedhë – ose një shans për të arritur përmbushjen e përsosur. Ndërsa Dashi përfaqëson lindjen në zodiak, Peshqit përfaqësojnë vdekjen dhe përjetësinë. Peshqit janë shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, një përbërje e të gjitha atyre që kanë qenë më parë dhe natyra e tij është një përzierje e të gjitha shenjave të tjera. Kjo është shumë për t’u përballuar.
Peshqit mbajnë brenda vetes edhe dëshirën për debat që kanë të gjitha shenjat e ajrit, dashurinë për natyrën që kanë të gjitha shenjat e tokës dhe aspiratat e zjarrta të të gjitha shenjave të zjarrit. Por ai nuk është as i ngurtë, as kardinal. Peshku është i ndryshueshëm gjithmonë – në këtë drejtim ai është i panegociueshëm. E vetmja cilësi që e dallon nga shenjat e tjera, është fuqia e çuditshme për të dalë jashtë vetes dhe të shohë veten dje, sot dhe nesër si një të vetme. Dashurinë për muzikën dhe artin dhe shqisat e tij shumë të zhvilluara, ai u detyrohet shenjave të tjera, por dituria e tij e thellë dhe dhembshuria i përkasin vetëm atij, të përzgjedhura nga njohuritë e kombinuara të çdo përvoje njerëzore.
Njerëzit e shenjës së Peshqve, priren të mendojnë se ata mund të jetojnë përgjithmonë dhe ata shpesh veprojnë sikur ta besojnë këtë verbërisht. Peshqit tipik, zakonisht nuk kujdesen shumë për veten. Shanset janë që ai të harxhojë shumicën e energjisë (dhe nuk ka shumë për të shpenzuar) duke ndihmuar të afërmit në vështirësi, ose duke u marrë me problemet e miqve. Këto probleme mund të jenë emocionale apo financiare, por gjithashtu ato mund të jenë një shterim serioz për shëndetin e Peshqve, i cili rrallë është aq i fuqishëm, sa t’i përballojë ato. Peshku duhet të ruajë energjinë e tij dhe të mos bjerë pre e lodhjes, vështirësive dhe emergjencave të njerëzve të tjerë. Të dobët kur janë foshnje, rrallë të fuqishëm kur janë fëmijë (nëse nuk ka një ndikim të fortë nga planeti Mars, në tabelën e lindjes), njerëzit e shenjës së Peshqve, duket se kanë metabolizëm të ngadalshëm, e cila është arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy të përgjumur dhe të lodhur.
Zakonet e këqija të të ngrënit, mund të sjellin probleme me mëlçinë dhe funksionet e zorrëve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit. Problemet në këmbë, duar ose kyçe janë të zakonshme, gjithashtu edhe ftohjet, gripi dhe bronko-pneumonitë.
Mushkëritë nuk janë shumë të forta dhe gështrinjtë dhe kyçet e këmbëve janë të dobëta që nga lindja. Këta persona duket se kanë ose këmbë të dobëta dhe të plogëta, ose këmbë shumë të forta dhe të zhdërvjellëta. Nuk ka të ndërmjetme. Megjithatë, kanë një rezistencë të fshehur të brendshme dhe një nga sfidat më të mëdha të Neptunit, është të zbulojë këtë forcë latente dhe ta nxjerrë në pah. Peshqit kanë aftësinë të hipnotizojnë veten dhe të tjerët, për pothuajse çdo gjë që zgjedhin, duke përfshirë edhe frikën nga qentë, minjtë, lartësitë, metrotë, ashensorët dhe turmat me njerëz.
Humori është një nga armët e tyre të fshehta. Peshqit zbardhin dhëmbët, për të mbuluar lotët e paderdhur. Ata janë mjeshtra të satirës dhe ju mund të strukeni, nga një vërejtje e shkëlqyer rastësore, pa qenë në gjendje t’i përcaktoni kuptimin e saktë ose qëllimin. Gjithsesi, do ta keni atë ndjesinë e pakëndshme për një farë kohe. Ai mund t’i bëjë vërejtjet pikante sa hap e mbyll sytë dhe të ndryshojë temë me shpejtësi, saqe nuk mund të arrini t’i kundërpërgjigjeni
Ai është një shakaxhi i shkëlqyer, brilant për të bërë të tjerët të qeshin me ato që thotë, ndërkohë që vetë mban në fytyrën shprehëse, një pamje të pikëllueshme. Ai mund të kalojë me lehtësi, nga shakatë trashanike në ato të sofistikuara.
Ndonjëherë humori i tij është i ngrohtë dhe i pastër, ndonjëherë është i ftohtë dhe i pamëshirshëm, por kjo është gjithmonë një mbulesë për një tjetër emocion, që personi i shenjës së Peshqve, dëshiron të fshehë. Peshqit e përdorin të qeshurën, si një maskë dhe kjo maskë i fsheh shumë mirë.
Ata kanë një ndjenjë të madhe keqardhjeje dhe një dëshirë për të ndihmuar të sëmurët dhe të pafuqishmit. Peshqit mund të ndajnë dhembshuri për të sëmurët me Virgjëreshën, por ai shkon një hap më tej, duke u përpjekur të kuptojë zemrat e lënduara dhe të vetmuara, dështimet dhe pamundësitë, pa marrë parasysh sa i paparanueshëm apo sa i refuzuar mund të jetë ky individ nga shoqëria. Peshku i butë, do të ngushëllojë ata, që Virgjëresha mendon se janë të dobët me zgjedhjen e tyre, prandaj nuk meritojnë mbështetje. Nëse keni nevojë për të holla, për një borxh të vogël ose të madh, ose vetëm për një inkurajim të vogël që askush tjetër nuk jua jep, shkoni te Peshqit. Ju nuk do të dëgjoni nga ai asnjë ligjëratë apo leksion morali dhe nuk do të merrni asnjë shikim prej superioriteti. Ai nuk gjykon asnjë njeri – qoftë ky hajdut, vrasës, i droguar, mëkatar, shenjt, hipokrit apo gënjeshtar. Në qoftë se ai është një Neptun tipik, mungesa e lakmisë, epshit, zilisë dhe xhelozisë, nuk do të sjellë asnjë kritikë të mbushur me zemërim.
Të kuptuarit e tij është shumë i thellë, së bashku me çfarëdo ndihme praktike, që ai është në gjendje të ofrojë. Ai e kupton çdo ves dhe virtyt dhe e njeh çdo kurth. Shumë Peshq, për këtë arsye, veshin rrobat e priftit apo murgut dhe e kalojnë jetën e tyre në lutje ose meditime. Instinkti i tij i parë është për të ndihmuar njerëzit. Ka njerëz të shenjës së Peshqve, të cilët janë të rrëmbyer dhe të ashpër, por kjo është vetëm një mburojë e brishtë, e veshur për mbrojtje. Peshku shpejt mëson sesa i pambrojtur është ai. Bota nuk është ende e sintonizuar me valët e ndjeshme të Peshqve, prandaj për të shmangur talljet, ai ndonjëherë sajon maskën e indiferencës. Imponimet e atyre që duan ta marrin nëpër këmbë, e detyrojnë Peshkun për ta fshehur shpirtin e tij të vërtetë. Duke qenë se, thellësia e ujërave të Neptunit e bën atë të përthithë çdo dhimbje dhe gëzim si të ishin të tijat, është pak e çuditshme, kur shumë Peshq, bëjnë sikur nuk janë të interesuar të dëgjojnë tregime të trishtuara. Por mos harroni se ata vetëm po shtiren. Nëse ju ka refuzuar një herë, provoni për herë të dytë dhe Peshku i vërtetë do të dalë në sipërfaqe.
Imagjinata e lavdishme e Peshqve, humori i tyre i mrekullueshëm dhe ndjenja oqeanike e bukurisë, mund të krijojë prozën dhe poezinë më delikate, por përjetësisht të qëndrueshme. Në të vërtetë, bota nuk mund të bëjë pa përpjekjet e tyre artistike dhe dhembshurinë e tyre të butë. Ajo do të ndalojë së rrotulluari. Ju shpesh do të gjeni persona të shenjës së Peshqve që i varrosën ëndrrat e tyre personale, për të ndriçuar, qoshet e errëta të jetës së të afërmve dhe miqve, ose për të sjellë dhuratën e lotëve dhe të qeshurave për publikun në sallë. Megjithatë Neptuni është një planet çorientues, i aftë për të sjellë në jetë natyra, që vërviten në dy drejtime në të njëjtën kohë, duke shtrembëruar të vërtetën; një ndikim ky, që shpesh i bën Peshqit të fshehin emocionet e vërteta.
Duke qëndruar diku mes ujërave të heshtura të detit, në thellësi dhe ujrave të sipërfaqes, ku pasyrohen yjet dhe retë, Peshku e jeton jetën e tij i vetmuar,duke i kuptuar gjërat aq thellë, sa nuk shprehen me fjalë. Ata që e duan atë si mik, ata që e dashurojnë atë, duhet të përdorin imagjinatën e tyre, për të kapur aeroplanin e çuditshëm, të mendjes dhe emocioneve së tij. Dy shenjat e tjera të ujit, Akrepi dhe Gaforrja, simbolizohen nga krijesa që i përkasin edhe tokës, edhe ujit; pra janë amfibe dhe fleksible, ndërkohë që Peshku nuk mund të marrë frymë jashtë ujit. Ai duhet të jetojë në ujin e ftohtë dhe të gjelbër, diku me baltë, gjithmonë në lëvizje.
Peshqit përfaqësohen, jo nga hekuri apo mërkuri, ose ari dhe plumbi, por nga vibracionet e metaleve të papërcaktuara, një jehonë joreale dhe iluzionare. Ai e sheh reflektimin e tij në tre dimensione; në gurin e çmuar ngjyrë vjollcë të ametistit (ametisti simbolizon devotshmërinë, përulësinë, sinqeritetin dhe urtësinë shpirtërore), në gurin smerald dhe në lulet e tij të tabelës së lindjes, që janë zambaku i ujit dhe lotuset. Lulet e tyre janë si një trëndafil i bardhë dhe delikat, por përbëhen nga fibra të forta, të ashpra dhe të pathyeshme, përveç nëse ndodhen shumë lart rrënjës. Pak mund të ndjekin Peshqit dhe të shqyrtojnë natyrën e Neptunit, qoftë kur ai noton në drejtim të rrymës, si një tjetër Peshk në turmën e madhe të Peshqve të harruar – ose kur noton kundër rrymës, për të gjetur paqe në ujrat e pastra.
Ai është më i fortë se ai mendon dhe më i mençur se ai e kujton, por Neptuni e ruan këtë sekret, deri sa ai ta zbulojë vetë./Anabel magazinë