Që prej datës 15 prill kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e Akrepit, një ndër shenjat më interesant të zodiakut, e njëkohësisht edhe një ndër më të vështirat. Doni të dini se ç’fsheh kjo shenjë? Zbulojeni si më poshtë: Akrepi është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive. Shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, aq sa bëhet edhe agresiv. Nëse do të jeni partner i një Akrepi, jeta juaj në shtrat do të jetë një telenovelë e gjatë dhe me shumë seri.
Femra Akrep: Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dhe dinake. Di të jetë shumë misterioze, tinëzake, provokuese, por edhe emocionale. Akrepi femër është një grua ose vajzë flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi për të është shumë e rëndësishme që ai t’i fitojë besimin paraprakisht.
Mashkulli Akrep: Është po ashtu natyrë shumë pasionante, mjaft dominues në lojërat e dashurisë dhe në shtrat. Bën gjithçka për ta kënaqur në shtrat partneren e tij, sepse fantazitë e tij seksuale nuk kanë kufi. Është e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë.
Marrëdhëniet më të mira
Akrep – Akrep: Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja me të njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.
Akrep – Virgjëreshë: Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Edhe në një lidhje dashurie përpiqen që ta respektojnë në maksimum njëri-tjetrin dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.
Akrepi- Peshqit: Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.
Marrëdhëniet më të këqija
Akrep – Dash: Është një marrëdhënie e cila duhet shmangur, sepse shenjat që posedohen nga Marsi duan të kenë vazhdimisht kontroll mbi gjithçka. Kështu që si Dashi, edhe Akrepi do të jenë gjithmonë në luftë për të pasur frenat në dorë për gjithçka në jetën e tyre.
Akrep – Binjakët: Binjakët bëhen xhelozë për lirinë e Akrepit dhe kjo është një shenjë e keqe, e cila i bën Akrepët agresivë. Ata duan të jenë gjithmonë të parët, nuk e kufizojnë veten përballë asnjë shenje tjetër.
Akrep – Shigjetar: Kjo është një marrëdhënie e pasigurt në shumë raste dhe shpesh ndeshet me debate të ashpra, sepse trillet e Shigjetarit hera-herës bëhen të padurueshme për Akrepin dhe e bën atë të nxjerrë anën e vet më të keqe. Po e bëri këtë, situata bëhet shumë e vështirë. /Living