Kishe për qëllim të më sulje mua Luizin?/ Përplasje e ashpër mes Deas dhe Efit

Në Prime e kalur, gjatë publicitetit, Efi pati një përplasje me Dean. Ajo foli me tone kërcënuese.

PJESË NGA BISEDA GJATË PUBLICITETIT

Efi: O Dea o yll! Unë do dal nga këtu brenda, por po nuk ta sula…dhe po nuk e derdhi kokrrën e lotit kaq. Kur më bën kështu si gocë intelektuale, vdes fare.

Dea: Kë do më sulësh moj?

Efi: S’di. Nuk di. Nuk marr vesh nga këto gjëra unë.

Luizi: Luizin, Luizin.

Efi: Po hajde, se si shumë po i durojmë këto moralet e këtyre, që rrijnë kështu. Dea, Dea…bukuroshe. Më mban mend?

Dea: Çfarë ke o Efi?

Efi: Më mban?

Dea: Nuk të mbaj.

Efi: Ç’ke, do të kujtoj unë.

Dea: Mirë, okej.

Efi: Po nuk e la Dea rrugëtimin një ditë përpara finales.

Luizi: Nga e marta deri të shtunën, do ketë ankth prej meje.

Efi: Do mërzitet se nuk e duron dot bullizmin.

Dea: Pse je mërzitur kaq shumë?

Efi: Nuk jam mërzitur, thjesht kur japin moral imoralet, bezdisem shumë.

DISKUTIMI SONTE NË SPEKTAKËL

Dea: As vetë nuk e di çfarë ndodhi, Efi u mërzit për atë që dëgjoi nga unë.

Efi: Ka disa kohë që dëgjoj Kritin dhe Dean që flasin për bullizim. Të them të drejtën kam qenë shumë e ngarkuar. Dea ka qenë e vetëdijshme për çfarë reagova. Dea besoj e di për çfarë e ke fjalën.

Dea: Po thuajse tamam, për çfarë po flet.

Efi: Bëra gabim, se nuk di si ta shtjelloj tani. Ajo ka thënë diçka brenda shtëpisë dhe këtë e di vetëm Dea dhe Amos.

Dea: Po flet për një informacion nga jashtë.

Efi: Atë gjënë unë e kam parë jashtë, jo këtu brenda në shtëpi. Kur ta marrë vesh Luizi se çfarë ka thënë, ai do merret vetëm me Dean. Nuk e kam për asgjë tjetër.

Luiz: Nëse ka ndodhur këtu, është normale ta thuash. Kjo bisedë ka ndodhur në shtëpi, jo në dhomë të rrëfimit.

Dea: Unë do doja të kishte ndonjë klip, që ta di se çfarë është.

Efi: Kur e dëgjoj nga Dea, kur thotë gjithë kohën se si duhet të sillemi dhe kur e dëgjoj nga ajo që bën humor të shëmtuar, e kapa veç sepse doja ta flisja me të. Nuk më mori në asnjë moment për ta diskutuar.

Dea: Nuk e mbaj mend fare. Çfarë kam thënë ekzaktësisht, sepse unë nuk mbaj mend.

Efi: Kam qenë tepër e ngarkuar dhe e kam në karakter që acarohem, kur shoh njerëzit kur japin mend. Tani që e pash, vura re se sa e shëmtuar duket. Tani, kur është bërë dasma me Luizin dhe Kiarën, Dea dhe Amos thanë se ata do e merrnin Luizin ta lidhnin në një pyll dhe t’i vinin zjarrin me benzin në pishinë.

Dea: Arbana sapo tha që ke gënjer, për çfarë po e zgjat tani? Kishe për qëllim të më sulje mua Luizin? Po të pyes shumë sinqerisht, çfarë ke me mua?

Efi: Asgjë nuk kam Dea.

Kristi: Unë e kam thënë 100 herë, nuk kanë aftësi të kapen me diçka.

Dea: Pse po sajon situata?

Efi: Nuk kam sajuar asgjë, mendova se kjo gjë nuk ishte dhënë. Një njeri që qesh me këto shaka… Kjo ishte arsyeja pse desha të diskutoj me ty.

Dea: Jo, ti thjesht i ke vënë qëllim vetes, që të më nxjerrësh nga vetja dhe të tregosh që unë jam e paeduaktë.

Author: portali