Sipas astrologes dhe këshilltares shpirtërore, Brilla Samay, ekzistojnë tre shenja horoskopi që kanë më shumë gjasa të qëndrojnë më gjatë se të tjerët para ekranit të telefonit.
Le ta pranojmë: shumë nga jetët tona zhvillohen në telefonat tanë. Midis komunikimit me të tjerët, përditësimin me ngjarjet më të fundit të kulturës pop – ka kaq shumë gjëra për të bërë nga një smartphone i vogël.
Thënë këtë, Brilla Samay beson se nëse jeni një nga këto tre shenja, mund të fajësoni ndër të tjera, edhe grafikun tuaj të lindjes, për orët e gjata para ekranit:
Gaforret pëlqejnë të “vëzhgojnë botën nga një hapësirë e sigurt” dhe rrjetet sociale janë një “mjet ideal për ta bërë këtë”.
Sa i përket mënyrës se si përdorin mediat sociale, Samay supozon se ata mund ta kalojnë kohën duke mësuar rreth tendencave të kuzhinës, traditave të ndryshme dhe pak a shumë çdo lloj kontenti që për ta është interesant.
Peshoret duhet të jenë gjithmonë në avantazhin e kulturës, nga lëvizjet politike dhe temat shoqërore deri te “thashethemet më të fundit dhe tendencat e modës”.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të qëndrojnë të kyçur në rrjetet sociale 24/7, kështu që nëse shihni një Peshore në telefonin e tyre, ka të ngjarë që ata të mos jenë duke u treguar të pasjellshëm, por thjesht të jenë duke marrë përditësime në kohë reale për temat më të fundit nga fusha të ndryshme.
Ujorët kureshtarë ndoshta nuk do të befasohen shumë kur të shohin shenjën e tyre në këtë listë, sepse sipas Samay, shenja e ajrit është “e njohur për dashurinë e saj për të mbledhur njohuri, informacion dhe për të studiuar vazhdimisht përparimet e epokës së re në teknologji”.
Një këshillë për Ujorin dhe gjithë ata që qëndrojnë me orë të gjata në rrjete sociale: Përdoreni çdo informacion që merrni si frymëzim, në vend që të jetoni përmes të tjerëve.