Nini Feshti, gazetari i ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh se Virgjëresha, shenja së cilës i përket është më superiore se sa të tjerat. Ai tha se shenja më pak e pëlqyer për të është Ujori sepse është shenjë e vështirë, ndërsa moderatorja Katerina Trungu i tha se superioriteti i këtij të fundit nuk i pëlqen Virgjëreshës. Për t’i dhënë fund këtij diskutimi, u desh ndërhyrja e astrologes Krisanthi Kallojeri që shpjegoi raportin e Virgjëreshës me superioritetin dhe shenjën e Ujorit.
Krisanthi Kallojeri: Virgjëresha nuk është superiore, por është domosdoshmëria e ciklit të zodiakut. Pra ju pa ne, të gjithë të tjerët nuk bëni dot, pra ne jemi shumë punëtorë, ne jemi shumë detajistë etj. Tani, me Ujorin kemi një lidhje të çuditshme. Virgjëresha me Ujorin mund të bëjë, nuk është e vërtetë se nuk mund të bëjë, madje kanë një lidhje karmike. E kemi folur edhe një herë tjetër më përpara në emision sepse nga shenjat e Tokës që janë Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi, Virgjëresha është intelektualja e shenjave të Tokës.
Duhet të lidhen me Ujorin përmes inteligjencës. Virgjëresha ka anën praktike dhe inteligjencë të zhvilluar. Me Ujorin nuk përshtatemi se Ujori ta bën pak jetën të vështirë ç’është e vërteta, por dhe përshtatemi në disa gjëra. Lidhemi me anën mendore me Ujorin. Virgjëresha dashuron përmes mendjes, që të të dashurojë vërtet një Virgjëreshë duhet ta prekësh në mendjen e saj, në intelektin e saj.
Katerina Trungu: Dhe po e preke nuk ndryshon, të do pastaj?
Krisanthi Kallojeri: Nuk e di këtë nëse nuk ndryshon, por Virgjëreshat janë të ndrydhur më tepër, jo se nuk janë erotikë, janë shumë erotikë kur ndihen në ambientin e tyre dhe çlirohen nga ndrydhja.