Mos hani sapunin për djathë’, astrologia paralajmëron këto shenja horoskopi: Kujdes nga gënjeshtrat, llafet, humbjet

Në parashikimin e javeës që vjen, astrologia e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri paralajmëron të tregojmë kujdes. Planetet kanë krijuar një skenë ku do të luhen gënjeshtrat, zhgënjimet dhe humbjet, ku nuk do mungojnë as ato financiare ndaj duhet të jemi të vëmendshëm.

“Kryesorja për këtë javën është Hëna e plotë në datën 24 që do të ndodhë në shenjën e Virgjëreshës. Duket në fakt sikur është një Hënë e plotë e mirë për arsye se ka një lidhje harmonike me Uranin dhe na nxit të bëjmë ndryshime, por në përgjithësi si skemë planetare ka vështirësitë e saj sepse Hëna do takojë Marsin në lidhje jo harmonike dhe Neptunin, gjithashtu Marsi do takohet me Neptunin në një lidhje jo harmonike dhe do kemi zhgënjime, dëshpërime, viruse, një kohë të keqe me shira, ndoshta por ka disa karakteristika të tilla dhe disa kurthe si prapaskena, lëvizje ekonomike që mund të humbasim lekë. Të jemi të kujdesshëm me këtë Hënën e plotë nga data 27-28. Takohet edhe Mërkuri në gjithë këtë mesele dhe nuk do të mungojnë gënjeshtrat, zhgënjimet, llafet, prapaskenat, humbjet. Është një javë pak e vështirë ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe mund të kemi edhe ngjarje që do t’i përjetojmë këtu dhe në përgjithësi. Të gjitha këto që do të dëgjoni gjatë kësaj jave nga periudha, sidomos nga data 27-28 për të mos thënë deri te Dashi që është më i sinqertë, më i çiltër, më dinamik, periudha është kështu. Dëgjoni 10, mbani 5, filtroni çdo gjë nga ato që do të dëgjoni qoftë nga mediat, shoqëria juaj, ambienti. Kjo është klima e javës: të mos hamë sapunin për djathë”, tha Krisanthi.

Author: portali