Turp votat e opozitës për Ruçin! Flet më në fund Sekretar i Përgjithshëm i PD.

Kush është tradhëtari?  Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar për 3 votat e PD për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Parlamenti.

Ndryshe nga qëndrimi zyrtar i grupit, sipas të cilit “vota u vodh në kuvend”, Ristani shkruan se “nëse votat janë manipuluar apo blerë” kjo është diçka që duhet faktuar.

Ja statusi i plotë:

Zgjedhja e Gramoz Rucit ne krye te Kuvendit eshte njolla e turpit e Parlamentit dhe perdhosje e gjakut te te perndjekurve politike, e gjakut te Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Ceres.
Per me teper, shume e turpshme ishte edhe ajo qe ndodhi me ato vota te opozites qe shkuan ne favor te Rucit.
U manipuluan apo u blene?!Kjo eshte nje pyetje qe kerkon pergjigje te faktuar.
Besoj se do ishte me vend te diskutohej kjo ceshtje ne forumet e PD dhe te kerkohej menjehere rinumerimi i fleteve te votimit, hetim i specializuar i ceshtjes dhe kontrolli i kamerave te parlamentit dhe mediave.
Nese votat manipulohen brenda Parlamentit, ky eshte fundi i demokracise dhe duhet vendosur se cfare duhet bere me kete Parlament.
Nese deputetet tane, qofshin keta edhe aleate, shiten si ne pazar, ne nuk mund dhe nuk duhet te bashkejetojme me ta.
Eshte e domosdoshme te perpunojme rregulla per te kufizuar dhe eleminuar tregun e shit-blerjes se deputeteve.
Opozita moralin dhe besimin ka kuaj beteje.

 

 

Author: admin