Çmimi i disa llojeve të cigareve në treg është rritur prej disa ditësh me 10-20 lekë për paketë. Kjo gjë është reflektuar menjëherë nga konsumatoret, të cilëve nuk iu jepet një arsye.
Një tjetër rritje do të vijë për çmimin e paketave të cigares në Shqipëri. Ne faqen zyrtare te Tatimeve, saktesohet se vitin e ardhshëm do të ketë një tjetër rritje të çmimit të paketave. Çmimi do të rritet përkatësisht me 5 lekë si pasojë e rritjes së nivelit të akcizës.
Nga 1 janari i vitit 2018, kohë kur pritet të rritet akciza, do të reflektohet menjëherë në çmimin përfundimtar të cigareve, çka do të thotë se konsumatori do ta blejë më shtrenjtë duhanin.Sipas tyre, rritja me 5 lekë për paketë+ 20 % TVSH, duke i shtuar dhe rritjen e tregut të pakicës, do të rezultojë me një rritje prej 10 lekë për paketë.
Ndërkohë abuzimi me rritjen e çmimit në treg vazhdon dhe të humbur gjithmonë janë konsumatorët e këtij produkti. Kjo është njëra anë, pasi një tjetër “abuzim”, apo jo standard i vendeve të BE, është se mungesa e çmimit të paketave të duhanit në pullën fiskale të saj. Kjo lë hapësirë për abuzim të hapur me çmimin në treg si nga importuesit, ashtu edhe shitësit e tregut me pakicë.