Afrimi i stinës së vjeshtës dhe nisjes së sezonit të shirave, ka bërë që bashkia të paraprijë përmbytjeve. Kështu UKT ka ndermarre aksion që të pastrojë pusetat që rrezikohen të mbushen me qese dhe mbetje të tjera plastike apo dhe inerte.
UKT krahas pastrimit periodik, ka nisur një aksion të gjerë në gjithë Tiranën për të zhbllokimin e pusetave dhe kanalizimeve të ujërave të zeza si dhe për të hequr mbetjet që përbëjnë një rrezik për bllokimin e tyre.
Nëj ditë më parë operacioni i pastrimit të mbetjeve nga kanalizimet ka nisur në rrugën “Robert Shvarc” në Njësinë 5, jo shumë larg qendrës së Tiranës, ku puseta dhe kanalizimet janë mbuluar nga mbetje pa fund të hedhura nga banorët e zonës. Aksioni do te vazhdoj edhe ne zonat tjera te Tiranes.