Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka dënuar mosshpërndarjen e sinjalit të TVSH për të transmetuar punimet e Kuvendit.
Në një deklaratë për mediat, Vasili fajësoi kryeministrin Rama duke thënë se vendi tashmë është kthyer në vitin 1997.
Vasili: Nuk jam i surprizuar, është në rrugën e asfiksimit, mbylljes së parlamentit, e kthimit të tij në një tempull pa gojë, ku sa më shumë të jetë e mundur duhet që në sytë e shqiptarëve mos hyjnë diskutimet pasi një i paditur që drejton qeverisnë duke u trembur nga diskutimet ka bërë gjithcka që të kthejë parlamentin në një sekt ku fjala nuk shpërndahet.
Për ju është një ngjarje tragjike. Jemi kthyer në vitin 1997, ku kemi pasur vetëm tvsh, kemi pasur vetëm një qeverisje në atë kohë. Atëherë kemi pasur 26 maj, patëm 25 qershor, tani erdhi koha e një media të vetemë që është TVSH. Mënyra e organizimit, kapja e tij etj jemi kthyer në situatën e vitit 1997.