Ndërkohë, kur ka mbetur edhe pak më shumë se një javë nga fundi i stinës së verës, në plazhin tradicional të Durrësit ka nisur të duket rrallimi i numrit të pushuesve. Kjo javë shënon edhe kthimin e emigrantëve në vendet e tyre të punës, ndërsa për shumë të tjerë këto janë edhe ditët e fundit të lejeve të zakonshme. Kjo ka bërë që, sot, një pjesë e çadrave dhe shezloneve në bregdet të ishin krejtësisht bosh. Megjithatë, për sa kohë moti është ende i nxehtë, gjasat janë që, gjatë fundjavave, plazhi do të jetë plot me pushues.