Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
E.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin “Audi” në gjëndje të dehur.
A.D., 24 vjeç, banues në Durrës, i cili duke drejtuar motorrin tip “Honday” pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, është përplasur me mjetin tip “Iveko”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”