Arbana Osmani është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Dhe moderatorja mundohet që me veshjet e saj të mbulojë barkun e rrumbullakosur. Por ishte mikja e saj pre shumë vitesh, Xhemi Shehu që na zbuloi barkun tashmë të rritur të Arbanës. Dy shoqet e kaluan së bashku mbrëmjen e djeshme dhe Xhemi postoi një foto teksa moderatorja po hante një ëmbëlsirë. Duket se Arbanën e ka kapur nepsi për të ngrënë ëmbëlsirë pasi ajo dhe Xhemi e kishin lënë për pirë nga një gotë. “Po ti më the hajde pimë nga një gotë”- shkroi Xhemi në përshkrimin e fotos.
Ndërkohë Arbana ishte veshur me një fustan të zi të ngushtë mbas trupit, kur binte në sy barku i saj.