Propozimi në gjunjë i Ardit Roshit për partneren e tij Blerina Bajko ishte një nga momentet që u lakua më së shumti në fillim të janarit duke u bërë përshtypje jo vetëm atyre që e panë live “Këndo këngën time”, por edhe lexuesve të gazetave e portaleve.
Por duket se pas këtij propozimi kaq romantik fejesa e tyre ka përfunduar. Këtë e thanë disa burime të revistës “Story” dhe gjithashtu në rrjetet sociale përkatëse të Ardit dhe vajzës që mori propozimin Blerina Bajko ( Vajza e Agim Bajkos), nuk ka më fotografi të të dyve dhe nuk e ndjekin më njëri tjetrin.
Sot pas gati 5 mujash në një intervistë moderator ka folur për herë të parë rreth kësaj ndodhie në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”. Teksa u ndal tek jeta e tij personale, moderatori Alban Musa e pyeti Roshin nëse është mirë tashmë, sepse nuk dëshironte ta komentonte më gjatë ç’kishte ndodhur. “Shumë prej shikuesve, gazetarëve janë duke pritur që unë të të bëj një pyetje për jetën tënde personale, por unë kam zgjedhur të mos të ta bëj. Mua më intereson vetëm një gjë, a je ok, a je mirë tani?“- pyeti moderatori. “Shif e shkruaj, si të dukem?”- u përgjigj Roshi, duke lënë të kuptohet se gjithçka është lënë pas dhe tashmë është shumë mirë.