Horoskopi Ditor , 6 Korrik 2020

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Këtë të hëne takimet dhe emocionet që do të përjetoni janë mjaft të favorshme. Megjithatë duhet të flisni mënjëherë nëse diçka nuk shkon mirë. Në punë mundohuni të jëni të kujdesshëm që të mos bëni shumë gjëra bashkë pasi që ato mund të kenë ndryshuar nga më parë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Gjatë kësaj të hëne mund të keni disa polemika në sferën familjare apo me një të njohurin tuaj. Sa i takon dashurisë, nëse jeni përballur me një ndarje, ka ardhur momenti për të menduar për të ardhmen. Në punë, mundohuni që të nxirrni në pah të drejtat tuaja, duke folur hapur.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Kjo është një ditë e veçantë për ndjenjat, ndaj bëni kujdes ndaj tradhtive, sidomos nëse jeni në një lidhje që zgjat prej kohësh. Në punë, mund të ketë zhvillime pozitive, sidomos nëse jeni në kontakt me publikun.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Dashuria paraqitet mjaft mirë, ku java do të nisë më së miri dhe ndjenjat do të kenë përmirësim. Kujdes duhet të tregoni me paratë, pasi keni bërë shumë shpenzime. Në punë, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj detajeve.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri mund të hasni në probleme, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mundohuni që të jeni më optimist sa i takon punës, veç kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Takimet e reja janë mjaft të favorshme, ndërsa në raportin në çift, ka diçka që duhet riparë. Mjaft pozitive shihen edhe projektet familjare. Në punë, problemet mund të kalojnë brenda verës, por duhet përkushtim maksimal.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Mundohuni që të moderoni fjalët me partnerin/en, pasi rrezikoni që ta teproni. Mund të shfaqni tërheqje të madhe për një person i cili nuk është i përshtatshëm për ju, ndaj bëni kujdes. Në punë ka diçka të rëndësishme me të cilën duhet të merreni.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Kjo e hënë është nën ritmin e duhur, ndaj mundohuni që të mos lodheni dhe bëni vetëm gjërat e domosdoshme. Në punë ka shumë gjëra për të bërë, por me vendosmëri do arrini që ti bëni të gjitha pa shumë vështirësi.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri gjërat do të nisin që të përmirësohen, edhe pse Venusi do të ketë ndikim negativ dhe do i komplikojë gjërat. Kujdes duhet tregua me shpenzimet, pasi parashikohen probleme në sferën ekonomike. Kjo gjë mund t’iu shkaktojë ankth.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Në këtë periudhë ka disa probleme që kërkojnë zgjidhje, të cilat duken të largëta. Ndoshta ka disa ndryshime në zhvillim dhe kjo gjë do të përfshijë edhe sferën ekonomike, duke ju krijuar shqetësim. Në fund të vitit, gjërat do të zgjidhen në favorin tuaj, por momentalisht situata paraqitet e komplikuar.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do ju ndihmojë që të rigjeni pasionin. Nëse nuk jeni mirë me dikë, mos u mendoni dy herë për të ndryshuar rrugë.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Këtë të hëne do të ndiheni nervoz, por gjithashtu do keni mundësinë të rigjeni qetësinë përgjatë dites. Mundësitë e ofruara duhet vlerësuar pasi ka mundësi pozitive të cilat mund t’iu çojnë larg. Kjo ditë do të jetë një ditë interesante.

Author: admin