Të dashurohesh do të thotë edhe të ndjekësh rregullat e gravitetit reciprok. Astrologjia krahasuese identifikon cilat forca veprojnë brenda raporteve në çift. Fillimisht na ndihmon të gjejmë zgjidhet për t’u afruar me tjetrin, e më pas për ta dëgjuar e kuptuar.
Lidhja mes Virgjëreshës dhe Binjakëve është shumë e fortë sepse vetëm në raste të rralla të dy shenjat nuk janë në një linjë…Marrëdhënia mes Binjakëve dhe Virgjëreshës është e destinuar të funksionojë sepse të dy shenjat gjenden në të njëjtën kuadraturë brenda zodiakut. Të udhëhequra nga Mërkuri, kanë karakteristika të ndryshme, por që kombinohen mirë me njëra-tjetrën. Por vetëm për një gjë nuk bëjnë absolutisht kompromis: hapësirën e tyre.
Adhurues të pavarësisë së tyre, Binjakët janë më pak racionalë se Virgjëresha, kurse Virgjëresha nga ana tjetër është më pak ëndërrimtare. Burrat e Binjakëve përballen me jetën në një mënyrë shumë pozitive, por jo shumë konstruktive. Një karakteristikë që nuk e ka Virgjëresha dhe pikërisht këtu, grupi plotësohet.
Virgjëresha është e vendsour, më pragmatiste dhe e drejtpërdrejtë, por i mungon fleksibiliteti dhe shkujdesja e Binjakëve. Kështu që marrëdhënia të funksionojë për shumë gjatë, është e nevojshme të kuptohesh. Dhe të pranohesh nga tjetri.
Të dy shenjat janë të lidhura nga një tërheqje e fortë mendore që shkon përtej aspektit të jashtëm. Falë kësaj aftësie për t’u kuptuar edhe me një shikim, lidhja që krijohet mes dy shenjave është definitivisht më e fortë se shumë kombinime të tjera.