Dashi
Mos e teproni me ambicjen në aspektin profesional. Nuk mund të lejoni që disa sjellje tuajat të shkatërrojnë atë çfarë dëshironi. Sa i përket lidhjes në çift partneri/partnerja juaj mund të bëjë një kërkesë që nuk e prisnit.
Demi
Mos merrni asgjë seriozisht aktualisht. Ka shumë pasiguri rreth jush. Mendohuni mirë dhe veproni ngadalë, në mënyrë që të parandaloni çdo hap të gabuar që mund të ndërmerrni.
Binjakët
Ekziston mundësia të merrni një lajm të mirë nga një miku/mikja juaj apo një anëtar i familjes. Dikush do të donte shumë të qëndronte pranë jush në momentet e vështira që mund të kaloni. Do të jetë një mbrëmje ideale nën praninë e partnerit/partneres suaj.
Gaforrja
Duhet te kujdeseni për disa punë të lëna përgjysmë. Përpiquni të mos harroni ditëlindjen e një mikut/mikes suaj. Sa i përket jetës në çift, nuk parashikohen ndryshime apo zhvillime të veçanta.
Luani
Mund t’ju shfaqen disa mundësi mjaft të mira në aspektin profesional, ndaj rekomandohet të veproni sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të takoni dikë që do t’ju ndryshojë mendim sa i përket hapave të mëtejshëm që duhet të ndërmerrni.
Virgjëresha
Do ta keni të lehtë të shijoni ditën, pavarësisht sesa i ngakuar mund të jeni gjatë ditës së sotme. Edhe nëse do të keni probleme me një prej kolegëve tuaj, nuk do ta keni të vështirë të gjeni shpjet një zhvishje.
Peshorja
Koha juaj do të jetë po aq e çmuar sa edhe paratë, ndaj tregohuni të vëmendshëm se me kë e kaloni atë. Kaloni më shumë kohë me dikë që ju ka falur shumë nga koha e tij/saj në të kaluarën. Do ta shijoni bisedën maksimalisht.
Akrepi
Zakonet e këqija largohen me vështorësi, por nuk është e pamundur nëse përpiqeni shumë. Do të keni shance të mëdha të ecni përpara në jetë. Madje mund të shndërroheni në model për të tjerët.
Shigjetari
Përpiquni t’i jepni një shembull të mirë të tjerëve sot, mbi të gjitha në lidhje me fëmijët. Ndoshta nuk e keni kuptuar ende, por ka persona rreth jush që ju shohin më vëmendje për të shkuar drejt një zgjidhjeje.
Bricjapi
Një prej kolëgëve tuaj mund të ketë një axhendë tjetër nga ju. Kjo nuk ka asgjë të keqe, por nëse nuk jeni në djeni mund t’ju krijohen probleme. Ka gjasa që t’ju duhet të ndërmerrni një vendim të përbashkët.
Ujori
Një takim i ardhshëm për të cilin keni menduar se do të jetë informal mund të rezultojë me një marrëveshje të madhe. Përgatituni të lini përshtypjen e duhur para personave që nuk i njihni. Përpiquni të kuptoni idetë e tyre.
Peshqit
Mjaft e fshehët axhendën tuaj. Nëse doni të arrini diçka, duhet të jeni krenarë dhe mos hezitoni të flisni për të me persona që i besoni. Sa i përket gjendjes financiare, pritet të jetë e qëndrueshme.