Policia çeke hodhi gaz lotsjellës, granata uji për të shpërndarë një turmë protestuesish dje.
Mijëra protestues, u mblodhën në Sheshin historik të Qytetit të Vjetër për të protestuar kundër masave të vendosura nga autoritetet në Pragë për të frenuar koronavirusin.
Ata gjithashtu kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Roman Prymula.
Protesta u kthye e ashpër ndërsa protestuesit dhe policia u përleshën pasi autoritetet filluan të shpërndanin turmën, duke thënë se pjesëmarrja e tejkaloi shumë kufirin.
Organizatorët e përfunduan protestën pas një ore, por më pas ndodhën përleshjet.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit të cilët hodhën në drejtim të policisë fishekzjarre dhe objekte të tjera.
Të hënën, Qeveria çeke ndaloi të gjitha ngjarjet sportive për një periudhë dyjavore, me përjashtim të ngjarjeve sportive me karakter ndërkombëtar.
Republika Çeke ka regjistruar numër të lartë të rasteve të reja në javët e fundit.
Më 5 tetor, ky shtet po ashtu rivendosi gjendjen e jashtëzakonshme.
Të shtunën, më 17 tetor, në Çeki u regjistruan 8,700 raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet.
Që prej fillimit të pandemisë, Republika Çeke ka regjistruar pothuajse 169,000 raste me kroonavirus dhe mbi 1,350 viktima.