Ç’janë ashendenti dhe shenja e hënës dhe ç’domethënie kanë

Besoni ose jo në horoskop, dikush, diku, ju ka pyetur “ç’shenjë je”? Dhe ju i jeni përgjigjur me shenjën tuaj, pasuar me një “s’marr vesh nga horoskopi.” Nëse gjetët veten në këtë hyrje, është momenti të mësoni ç’domethënie ka shenja juaj e Diellit, e Hënës dhe Ashendenti. Pozicioni i yjeve dhe planeteve në momentin që lind dikush përbën grafikun e lindjes së atij personi. Nga vendndodhja, astrologët llogarisin shenjën tuaj të Diellit, dhe Ashendentin. Grafiku i lindjes është unik, s’ka dy njësoj në botë.

Shenja e Diellit- Shenja e Diellit është qendra e unit tuaj,” shkruan Susan Miller e Astrology Zone. Imagjinojeni si shefin e personalitetit tuaj. Kur ju pyesin “ç’shenjë je?” në fakt po ju pyesin “cila është shenja jote e Diellit.”

Shenja e Hënës- Shenja e Hënës shpjegon tiparet emocionale tuajat, ndjesitë e errëta dhe të cënueshme që nuk ia tregoni të tjerëve. Jeni ju, por të dehur. Më të sinqertë, më të ndjeshëm.

Ashendenti- Ashendenti jeni ai që i prezantoni botës me vullnet dhe dëshirë. Ashendenti është lentja me të cilën shihni ndërveprimet dhe ndodhitë rreth jush./adrianet.al

 

Author: Portali