Ndoshta s’e keni menduar kurrë më parë dhe keni zgjedhur të besoni se punët e shtëpisë ose i keni në gjak, ose jo, por ja që si gjithmonë horoskopi vendos se kush janë shenjat që e duan pastërtinë dhe kush janë më ”pisanjose”.
1. Demi
Edhe pse duken disi te plogështa, vajzat dhe gratë e shenjës së Demit janë goxha të organizuara dhe pastërtore. Ato kujdesen për çdo detaj në shtëpi në mënyrë që kur të vijë ndonjë i ftuar të jetë çdo gjë në vendin e duhur dhe sigurisht, të shkëlqejë nga pastërtia.
2. Virgjëresha
Virgjëreshat kanë gjithmonë nevojë të kontrollojnë gjithçka dhe të jenë të organizuara, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull. Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.
3. Bricjapi
Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që Bricjapi të renditet në vendin e tretë të listës. Në shtëpinë e personave te kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar dhe i pastruar ashtu si duhet.