Dashi
Qëndrimi juaj optimist është i admirueshëm, por mund të krijojë bazat për zhgënjim. Në vend që të jetoni në zhgënjim, mendoni se si mund ta përdorni këtë kthesë të ngjarjeve në avantazhin tuaj. Një mundësi për të bërë para vlen të ndiqet. Kur filloni të ndiheni të paduruar, merrni frymë thellë. Qëndroni një çast dhe kujtoni se gjithçka do ndodhë në kohën e duhur.
Demi
Shpenzimet janë në rritje, por kjo nuk është arsye për panik. Jeni krenar për çdo faturë që paguani. Kur shikoni financat nga perspektiva e “gotës gjysmëplotë”, tërhiqni më shumë bollëk drejt vetes. Është gjithashtu e dobishme të vlerësoni mallrat dhe shërbimet. A jeni i vendosur për të përmirësuar situatën tuaj? Mendoni me pozitivitet për të ardhmen. Supozoni se po lëvizni drejt një të ardhmeje më të mirë që është e mbushur me surpriza të gëzueshme.
Binjakët
Njerëz të tjerë nuk mund t’ju bëjnë të lumtur. Gëzimi kultivohet nga brenda vetes. Rrezatimi i dashurisë, pasionit dhe vlerësimit, është pikërisht ajo që i tërheq më shumë të tjerët. Marrëdhëniet e mira do të bëhen më të forta dhe ato toksiket do të zhduken. Kthejeni vëmendjen tuaj në ide dhe aktivitete të këndshme. Megjithëse jeni një krijesë e shoqërueshme, keni nevojë për të qëndruar ca kohë larg turmave. Ecja, lutja dhe shkrimi janë të gjitha mënyra të mira për ta kthyer vëmendjen nga brenda jush.
Gaforrja
Pavarësisht nga sfidat fizike me të cilat ballafaqoheni, trupi juaj mbahet mirë. Në vend që të jetoni në dhimbje, apo forma të tjera të shqetësimit, ndihuni të bekuar. Kjo mëndësi do t’ju ndihmojë të lulëzoni. Të rrethoheni me njerëz pozitivë do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Sa herë që takoheni me miqtë, bëjeni misionin tuaj diskutimin e shpresave dhe ëndrrave tuaja, në vend që të ankoheni për gjëra që nuk janë duke funksionuar në avantazhin tuaj.
Luani
Kur e lidhni punën me lodhjen, do t`ju duket një peshë e tmerrshme. Kërkoni mënyra për të marrë kënaqësi nga puna juaj. Së shpejti frika juaj do të zëvendësohet nga kënaqësia. Një shans emocionues për të lëvizur lart në shkallën e suksesit do të arrijë. Ju keni një shans të mirë për t`u ulur në këtë pozicion. Me të vërtetë do ta shijoni punën me klientët magjepsës.
Virgjëresha
Kur emocionet tuaja kërcënojnë t`ju mbysin, bëni disa hapa prapa për të rivlerësuar situatën. Situatat që duken të patolerueshme do të ndryshojnë formën. Papritmas, do të gjeni një zgjidhje që do t?ju fuqizojë. Një mundësi e mrekullueshme për të udhëtuar do t`ju vijë. Nëse keni një shans për të udhëtuar jashtë vendit, merreni atë. Një bursë nga një institucion kulturor, fetar ose arsimor do ta bëjë këtë aventurë të mundshme.
Peshorja
Jini të gatshëm të pranoni boshllëqet që keni. Lejojini dikujt që është shumë më i ri t’ju mësojë një aftësi të vlefshme. Duke e lënë mënjanë egon tuaj për hir të rritjes personale, ju do të përparoni. Udhëzuesi ose mentori juaj do të bëhet njëkohësisht një mik i mire për ju. Një marrëdhënie pasionante ndryshon prioritetet tuaja. Në vend që të përpiqeni të kënaqni të tjerët, do të përpiqeni të kënaqni veten. Ky do të jetë një vendim fuqizues. Gjërat që doni ia vlen t`i ndiqni.
Akrepi
Paratë nuk po rrjedhin siç ju do dëshironit, por situata është e përkohshme. Më vonë do ta përgëzoni veten për plotësimin e këtyre nevojave materiale. Shpejt do t`ju vijë bollëku. Takimi me një person praktik do të jetë i dobishëm. Fokusi juaj i fuqishëm, i kombinuar me qasjen e tyre të ndjeshme, do të jetë një kombinim i mirë. Nënshkruani një marrëveshje ose formoni një partneritet zyrtar. Sa më shpejt të vendosni kushtet në letër, aq më mirë.
Shigjetari
Mos u pajtoni me çdo ofertë që vjen. Megjithëse energjia juaj është e bollshme, nuk është e pakufishme. Kufizojeni veten në dy ose tre projekte që ju mbushin me entuziazëm dhe të tjerët lërini për më vonë. Përqëndrohuni në punë që rrisin profilin tuaj dhe zgjerojnë horizontet tuaja. Ushqimi i shëndetshëm do t`ju bëjë të ndiheni më mirë. Merrni kohë nga orari juaj i zënë për të përgatitur ushqime të shëndetshme.
Bricjapi
Ndihet sikur po punoni në errësirë. Në vend që të konsumoheni nga pakënaqësia, gëzoni aspektet pozitive të kësaj situate. Çlirimi nga vështrimi i një menaxheri do jetë çlirues. Kjo ju lejon të merrni një qasje më kreative ndaj detyrave tuaja. Sa më shpejt që të arrini të përballeni me mjedisin tuaj, aq më shpejt do të përmirësoheni. Një mundësi krijuese vlen të ndiqet. Punimi me mjete të mprehta do të jetë veçanërisht i kënaqshëm. Përdorni pajisjet e sigurisë. Nuk ka arsye për të qenë i pakujdesshëm, sidomos në fazat e hershme.
Ujori
Do ndihmoni të tjerët dhe do zhgënjeheni. Në vend që të mallkoni veten për ndihmën që dhatë, përpiquni të mësoni diçka prej tij. Detyra të caktuara janë tepër të rëndësishme për t’ua deleguar të tjerëve. Trajtojini këto punë me dashuri. Të tjerëve caktojuni punë të vogla. Asnjëherë mos hezitoni të lavdëroni njerëzit për atë që e bëjnë mirë. Bëni kritika konstruktive. Njerëzit do të punojnë më shumë kur të ndihen të vlerësuar.
Peshqit
Ju e dini që jeni të denjë për një punë të caktuar. Nëse nuk jeni të lumtur në punën tuaj të tanishme, duhet të ndiheni të bekuar. Bëni një listë të të gjitha aspekteve pozitive, edhe nëse rroga s`është aq e mirë. Energjia pozitive do të tërheqë mundësi më të mëdha dhe më të mira. Një punë që përfshin komunikimin së shpejti do të bjerë në prehërin tuaj. Kur bëni atë që doni, paratë pasojnë.