Saimiri flet për lidhjen me Merin : “Meri është një vajzë e mrekullushme por nuk më pëlqen…”

Për shkak të punës, Saimiri është larguar në Gjermani duke e mbajtur lidhjen në distancë me Merin, vajzën të cilën njohu në “Love Story”.

Në një intervistë ai tregon se lidhja në distancë është e vështirë dhe ka zbuluar një anë të Merit që nuk e njihte.

Saimiri tregon se Meri është nevrike dhe sipas tij kjo gjë nuk i shkon asaj.

“Edhe pse nuk jemi afër, sepse mua mu desh të largohesha patjetër për në Gjermani, ne sigurisht që komunikojmë çdo ditë, disa herë në ditë. Edhe do përpiqem që të shihemi sa më shpejt.

Meri është një vajzë e mrekullushme dhe e njëjta si e njoha në Love Story, por kam zbuluar edhe një anë nevrike të sajën që mua më bën të qesh sepse nuk i shkon. Lidhjet në distancë janë të vështira dhe tani do të duket sa e fortë është dashuria”, u shpreh Saimiri./korrieri.al

Author: Portali